Flash

Rama mbledh kandidatët e Tiranës: Shmangni përplasjet, përqëndrohuni te numri 5

Lapsi.al 26 April 2025
Rama mbledh kandidatët e Tiranës: Shmangni përplasjet,

Kryesocialisti Edi Rama ka mbledhur ditën e sotme në orën 10:00 të deleguarit e Tiranës dhe kandidatët për deputet në një takim pune në një ambient privat në kryeqytet.

Takimi është fokusuar tek puna për zgjedhjet e 11 majit, ndërsa Rama u ka kërkuar kandidatëve të PS të shmangin përplasjet mes tyre në zona elektorale, por të përqëndrohen tek numri 5.

Një tjetër çështje ka qënë ajo e votës së diasporës, kryesisht në Greqi ku po hasen problematika, për të cilat Rama ka kërkuar të kontaktojnë me të njohurit e tyre e t'i kërkojnë të votojnë.

Takimi i kreut të PS-së vjen disa ditë përpara zgjedhjeve të 11 Majit, ku në fokus ka qenë organizimi brendshëm i strukturave partiake në zonat përkatëse të Tiranës. Rama ka marrë drejtimin politik të Tiranës që në Shkurt të 2025, ku është pjesë dhe e listës së sigurt të kandidatëve për qarkun.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI