Flash

Berisha: Më 11 maj çdo shqiptar të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë

Lapsi.al 27 April 2025
Berisha: Më 11 maj çdo shqiptar të japë kontributin e tij

Kryedemokrati Sali Berisha tha sot në takimin në Selanik se në këto 12 vite, Shqipëria ka njohur të këqija më shumë se në tërë historinë e saj.

Berisha tha se asnjë nuk ka arritur që në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, ashtu siç sipas tij bëri qeveria e kryeministrit Edi Rama. Për këtë arsye, Berisha tha se qëndrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar dhe vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Të dashur miq, Shqipëria këto 12 vite ka njohur të këqija që nuk i mban vendi në tërë historinë e saj. Asnjë pushtues, asnjë epidemi, asnjë zi buke, nuk ka arritur në 12 vite të pakësojë shqiptarët me 45% të kombit, siç ka arritur regjimi i Edi Ramës. Dhe ju jeni dëshmitarë, se ai arriti me dhunë, arriti me varfëri, arriti me përçmimim dhe me poshtërim të shqiptarëve. Të dashur miq, qendrimi i shqiptarëve në 11 maj është shpëtimtar, është vendimtar për të sotmen dhe të ardhmen e kombit tonë. Ju lutem, mendoni për një moment ku jemi ne sot, shqiptarët? Se çfarë të ardhme kemi ne sot? Një komb, i cili nga viti 2019 e gjer sot ka më shumë vdekje se lindje. Një komb, i cili sipas OKB, javën e kaluar ka, për shkak të emigracionit, lindëshmërinë më të ulët në botë.

Një komb, i cili në qytetin e Ersekës, dy vite më parë pati vetëm një lindje. Një komb që, shkollat i mbyllen njëra pas tjetrës. U shdnërruan shkollat miq, si dikur zyrat e koperativeës bujqësore, kur ra sistemi i kolektivizimit dhe ato u mbyllën se ishin të këqija, dhe duheshin mbyllur. Po, shkollat? Institucionet e dritës dhe edukimit, pse mbyllen? Mbyllen sepse, nuk kanë nxënës. Mbyllen se mbeten me një nxënës. Se, Erseka në vitin 2030 në klasë të parë do të ketë vetëm një nxënës. A nuk është ky një kushtrim për çdo shqiptar që i thotë vetes shqiptar, kudo që ndodhet nga Afrika e Jugut në Polin e Veriut, nga një skaj i botës në skajin tjetër? Nga njëra anë e Greqisë në anën tjetër, që me 11 maj të japë kontributin e tij për shpëtimin e Shqipërisë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI