Flash

Gjendet i vrarë me armë zjarri roja i një objekti në Vlorë, në kërkim autorët

Lapsi.al 27 April 2025
Gjendet i vrarë me armë zjarri roja i një objekti në

jë vrasje me armë zjarri ka ndodhur në Vlorë. Roja i një objekti është gjetur i pajetë dhe dyshohet se është vrarë me armë zjarri.

Viktima është identifikuar si Renato Hoxhaj, 58 vjeç. Ai ruante një objekt në ndërtim pranë banesës së tij në lagjen "Hajro Çakërri". Ndërkohë bëhet me dije se vijojnë hetimet për identifikimin e autorëve.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 06:00, në lagjen “Hajro Çakërri”, në rrugë, në afërsi të banesës së tij, është gjetur pa shenja jete, dyshohet i vrarë me armë zjarri, një 58 vjeçar, i cili ishte i punësuar dhe si roje në një objekt në ndërtim pranë banesës së tij.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë intensivisht hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe sigurimin e provave, me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI