Flash

Kontrata e PD-së për lobim në SHBA? Vjen reagimi i SPAK

Lapsi.al 27 April 2025
Kontrata e PD-së për lobim në SHBA? Vjen reagimi i SPAK

SPAK njoftoi ditën e sotme se ka nisur verifikimet pas publikimit të kontratës së PD me kompaninë amerikane 'Continental Strategy", e zotëruar nga njerëz të afërt të Trump, për të lobuar pranë qeverisë amerikane për një periudhë dy vjeçare.

Hetimi ka nisur kryesisht pas publikimit të kontratës në media.

Kontrata mban firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka, me garantor shqiptaro-amerikanin Nuredin Seci, në të cilën njoftohej se PD do t'i paguajë kompanisë amerikane 6 milionë dollarë për dy vite. PD ka parapaguar 750 mijë dollarë ndërsa pjesën tjetër do ta paguajë me 250 mijë dollarë në muaj për një periudhë dy vjeçare.

Partia Demokratike reagoi pas publikimit të kontratës.

Në deklaratën për shtyp të PD-së sqarohet se kontributi financiar për realizimin e këtij qellimi është marrë përsipër 100% nga patriotë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në SHBA si dhe demokratë të tjerë të larguar. Pagesa i është bërë kompanisë amerikane “Continental” që drejtohet nga Ambasadori Carlos Trujillo, i cili njihet gjithashtu dhe si avokat i Presidentit Trump.

Në deklaratë thuhet se komuniteti shqiptaro-amerikan përmes fondacionit “Make Albania Great Again” ka kontraktuar kompaninë “Continental” për të ndihmuar në konsolidimin e marrëdhënieve miqësore te Partise Demokratike si forca me e madhe opozitare me Kongresin dhe qeverinë e SHBA-së.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI