Flash

Lexuesja e buzëve zbulon ç’thanë Trump, Macron e Zelensky mes tyre në Vatikan

Lapsi.al 27 April 2025
Lexuesja e buzëve zbulon ç’thanë Trump, Macron e Zelensky

Një eksperte e leximit të lëvizjeve të buzëve ka zbuluar se çfarë i thanë Volodymyr Zelensky dhe Donald Trump njëri-tjetrit në takimin përpara funeralit të Papa Franceskut, në atë që ishte takimi i tyre i parë që nga përplasja në Zyrën Ovale.

Udhëheqësi i SHBA dhe ai i Ukrainës folën për rreth 15 minuta brenda Bazilikës së Shën Pjetrit në Qytetin e Vatikanit, në një takim të cilin Zelensky e përshkroi si me potencial për të qenë “historik”. Shtëpia e Bardhë gjithashtu e përshëndeti takimin si “shumë produktiv”.

Megjithatë shumë pak u zbulua nga bisedat që Trump, Zelensky, Macron dhe Starmer bënë atë ditë. Edhe pse ekziston vetëm një videoklip i shkurtër i takimit, lexuesja mjeko-ligjore e buzëve Nicola Hickling ka zbuluar se Zelensky i tha Trump: “Do të doja që ta bëje këtë, por jo në këtë mënyrë”.

But a lip reader has warned that Macron was told by Trump: 'You are not in the right here, I need you to do me a favour, you should not be here.'

Trump i është përgjigjur: “Është një strategji shumë interesante, ke siguri”. Hickling sugjeron se takimi mes Trump dhe Macron ishte “i ftohtë” kur presidenti francez mbërriti dhe kur po vendoseshin dy karrige për presidentët e SHBA-së dhe Ukrainës. Macron u pa duke u përqafuar ngrohtësisht me Zelensky përpara se Trump ta tërheqë presidentin francez drejt vetes.

Sipas Hickling, Trump i tha Macron: “Ngadalë, më lejo të sjell...”. Më pas pamja ndërpritet. Trump më pas duket se e paralajmëron presidentin francez: “Nuk ke të drejtë këtu. Dua të më bësh një nder, nuk duhet të jesh këtu.”

Hickling vë në dukje se si Zelensky përkul kokën në shenjë dakordësie kur Trump ia thotë këtë Macronit. Kjo ishte ajo ndodhi mes takimit të parë sy më sy të Trump dhe Zelensky. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI