Flash

Meta lëshon një tjetër audio-mesazh nga qelia

Lapsi.al 27 April 2025
Meta lëshon një tjetër audio-mesazh nga qelia

Në një mesazh audio nga burgu, drejtuar anëtarëve dhe simpatizantëve të Partisë së Lirisë, Ilir Meta ku ka renditur një sërë arsyesh përse nuk duhet votuar qeveria e Edi Ramës sipas tij.

Meta ka denoncuar situatën aktuale të vendit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion të organizuar dhe lidhje nepotike, që sipas tij, kanë sjellë një grumbullim të taksave të larta dhe të ardhurave të ulëta për shqiptarët.

“Jemi vendi me taksat më të larta në të gjithë rajonin, por edhe me të ardhurat  më të ulëta, e shkak për këtë është vetëm korrupsioni i organizatës të Edi Ramës dhe  mbi 400 lidhje nepotike në sistemin e tatimeve dhe të doganave që janë sot”, u shpreh ai.

Meta theksoi se programi i Partisë së Lirisë, i integruar në “Aleancën për Shqipërinë Madhështore”, është një plan gjithëpërfshirës që do të ofrojë mundësi për çdo familje shqiptare, duke i ndihmuar ato të dalin nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.

“Programi ynë është i mirëintegruar në programin e “Aleancës për Shqipërinë Madhështor”, i cili është edhe më i plotë dhe që i jep zgjidhje të shpejtë çdo familje shqiptare për të dalë nga varfëria ekstreme brenda 100 ditëve të para.

Është programi i çlirimit nga super-taksat e regjimit, që do të sjellë një liri tjetër ekonomike dhe konkurrencë zhvilluese. Është programi që mbështet shndërrimin e Shqipërisë në fuqi prodhuese dhe eksportuese, duke hedhur në koshin e plehërave modelin çnjerëzor të Narkoekonomisë, ku përfitojnë vetëm disa dhe vuajnë shumica”, tha ai.

Në prag të zgjedhjeve të 11 Majit, Meta apeloi te qytetarët të votojnë për një Shqipëri që është fuqi eksportuese dhe një qendër investimesh në teknologji, duke kundërshtuar projektin e “Ballkanit të Hapur”, i cili, sipas tij, ka çuar në falimentimin e shumë bizneseve shqiptare.

“Shqiptarët, me mençuri, do të votojnë për familjet e tyre, do të votojnë për interesin e tyre, do të votojnë për Shqipërinë Madhështore, do të votojnë për mbështetjen e prodhimeve të tyre, kundër “Ballkanit të Hapur”, që i falimentoi”, tha Meta.

Në përfundim, Meta kërkoi mbështetje për një fitore të sigurt në zgjedhjet e ardhshme, duke theksuar se 11 Maji do të jetë një ditë historike, kur shqiptarët do të ndahen njëherë e mirë me “Narkoregjimin” dhe do të përqafojnë Shqipërinë Madhështore.

“Edhe 2 javë drejt ditës historike të ndarjes me Narkoregjimin e instaluar nga kukulla e Sorosit, që në dëshpërim të thellë nga disfata që e pret, sillet në mënyrë të papërgjegjshme, duke keqpërdorur fëmijët dhe duke i ftuar ata të shohin lakuriqësinë e tij”, përfundoi kreu i PL.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI