Flash

PAMJET/ “Range” me 5 persona përplaset me barrierat në Lushnjë dhe shpërthen në flakë

Lapsi.al 27 April 2025
PAMJET/ “Range” me 5 persona përplaset me barrierat në

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së dielës në bypass-in e Lushnjës, në aksin nga Plugu në Savër. Një automjet tip "Range Rover" është përplasur me barrierat e hekurta anësore të autostradës dhe më pas ka shpërthyer në flakë.

Në automjet kanë qenë 5 persona, por 2 prej tyre kanë marrë plagë më të rënda. Të gjithë të plagosurit janë transportuar drejt spitalit të Lushnjës për të marrë ndihmë mjekësore. Fatmirësisht të lënduarit nuk ndodhen në rrezik për jetën.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë shpejtësia e lartë dhe lagështia në rrugë. Siç shihet edhe nga pamjet mjeti ka marrë dëme, por nuk është djegur tërësisht. Forca të policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes ndërsa një grup hetuesish po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI