Flash

Superiore, 6 skuadra luajnë gjithçka: Tirana rrëzohet pa fitore, Partizani pa Final 4

Lapsi.al 27 April 2025
Superiore, 6 skuadra luajnë gjithçka: Tirana rrëzohet pa

Sot është dita! Kampionati “Abissnet Superiore” për edicionin 2024/2025 hyn në pikën më të nxehtë. E diela do të jetë vendimtare për fatin e disa skuadrave, si për fazën “Final 4” ashtu edhe për mbijetesën në elitë.

Partizani dhe AF Elbasani janë në një përballje të drejtpërdrejtë për vendin e katërt, i cili garanton pjesëmarrjen në fazën “Final 4” për këtë edicion. Të dyja ekipet ndodhen në kuotë të barabartë, me nga 50 pikë pas 35 javësh kampionat. Elbasani mban momentalisht vendin e katërt falë avantazhit në ndeshjet direkte, ku ka fituar 1 ndeshje dhe dy të tjerat kanë përfunduar në barazim. Partizani vjen në këtë ndeshje me avantazhin e fushës, pasi sfida e nesërme do të luhet në “Arenën e Demave”. Për skuadrën e drejtuar nga Skënder Gega vlen vetëm fitorja dhe çdo rezultat tjetër e lë jashtë garës për titull.

Kush bie nga kategoria?

Jo vetëm kaq pasi fundjava do të përcaktojë gjithashtu se cilat skuadra do të bien nga kategoria dhe cilat do të luftojnë për qëndrimin përmes play-off-it. Laçi, Tirana, Skënderbeu dhe Bylisi janë katër ekipet që janë në zonën e nxehtë.

Laçi dhe Tirana kanë nga 36 pikë dhe ndodhen vetëm një hap larg rënies nga kategoria. Laçjanët do të luajnë në transfertë ndaj Vllaznisë në “Loro Boriçi”, ndërsa bardheblutë përballen me Dinamo City-n në “Arena Egnatia”. Për të dyja ekipet, gabimi nuk është një opsion, pasi vetëm fitorja dhe tri pikët i mbajnë gjallë shpresat për të qëndruar në elitë.

Lexo më tej: Tirana e fantazmat e vitit 2017: vetëm fitorja në derbi e dërgon në playout

Ndërkohë, një rëndësi të madhe ka sfida mes Skënderbeut dhe Bylisit, një ndeshje direkte për mbijetesë. Nëse kjo ndeshje përfundon në barazim dhe Tirana e Laçi fitojnë, renditja mund të përmbyset plotësisht. Kombinimet janë të shumta, por një gjë është e sigurt. Të gjitha skuadrat do të luajnë gjithçka për gjithçka këtë fundjavë dhe do të japin maksimumin në fushë.

E diela e 27 prillit pritet të jetë një ditë emocionesh, llogarish e ndoshta edhe lotësh, pasi në vetëm 90 minuta do të vendoset fati i një edicioni. Kush feston dhe kush dështon? Përgjigja vjen këtë të diel në fushat e kategorisë Superiore.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Me sytë katër

PAPARAZZI