Flash

Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria dërgon kamerat për ekspertim jashtë vendit

Lapsi.al 27 April 2025
Vrasja e Egli Progës/ Prokuroria dërgon kamerat për ekspertim

Prokuroria e Korçës kërkon ndihmë jashtë vendit për të zbardhur vrasjen e Egli Progës gushtin e vitit të kaluar në Pogradec.

Mediat shkruajnë se prokurorja e çështjes ka vendosur të dërgojë për ekspertim jashtë vendit kamerat e sigurisë së lokal ‘Stropckës’, ku nisi përplasja mes Denis Meçes, të dyshuarit kryesor dhe Egli Progës.

Laboratorët dhe ekspertët brenda vendit nuk kanë mundur të rikthejnë pamjet filmike të lokalit në pronësi të Leonidha Guçes, ndaj e vetmja zgjidhje është dërgimi në një laborator të specializuar jashtë vendit.

Rikthimi i pamjeve filmike do të zbardhte tej çdo dyshimi ngjarjen dhe dinamikën e saj. Denis Meçe, të cilit iu komunikua pak ditë më parë akuza e vrasjes me dashje, ka deklaruar se Proga është goditur brenda lokalit edhe nga Leonidha Guçe, ndërsa ky i fundit e kundërshton këtë fakt.

Dëshmitari kryesor Andi Shkulaku në çdo rast ballafaqimi mes të dy të dyshuarit ndryshon qëndrim. E vetmja mundësi që Prokuroria të kuptojë çfarë ndodhi me Progën është rikthimi i pamjeve. Të vetmen pamje që ka deri më tani në duar janë ata jashtë lokalit ku ai bie dhe përplaset pas një automjeti dhe humbet më pas dhe jetën.

Për vrasjen e Egli Progës deri më tani janë marrë të pandehur, Denis Meçe për akuzën e vrasjes, ndërsa Leonidha Guçe, Voltan Shkullaku dhe Arjan Manellari, akuzohen për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës. Së fundmi u arrestua dhe Andi Shkullaku.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI