Flash

14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete, dy raste dërgohen në SPAK

Lapsi.al 28 April 2025
14 kallëzime për shkelje zgjedhore në disa qytete, dy raste

Në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit, Prokuroria e Përgjithshme ka bërë të ditur se deri më 28 prill 2025 janë regjistruar 14 kallëzime penale në Prokuroritë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Kallëzimet lidhen me veprat penale të “Pengimit të subjekteve zgjedhore”, “Dëmtimit me dashje të materialit zgjedhor”, “Përdorimit të funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore” dhe “Kanosjes apo dhunimit ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje”, të parashikuara në nenet 325, 326/a, 328/a dhe 328 të Kodit Penal.

Sipas të dhënave, 7 raste janë referuar nga policia gjyqësore, 3 nga SPAK, 2 nga subjektet politike, ndërsa 2 të tjera kanë ardhur nga burime të tjera, përfshirë një shtetas dhe një nisje kryesisht nga organet e drejtësisë.

Në aspektin gjeografik, më shumë raste janë regjistruar në Fier (5 kallëzime), Sarandë (3), Tiranë dhe Gjirokastër (nga 2 raste), si dhe Durrës e Elbasan (nga 1 rast).

Deri tani janë regjistruar 7 procedime penale, ku 5 prej tyre janë në Prokurorinë e Fierit për vepra të ndryshme që lidhen me procesin zgjedhor, ndërsa 2 procedime të tjera janë hapur në Prokurorinë e Gjirokastrës.

Në këtë fazë, një kallëzim nga Durrësi dhe një procedim penal nga Fieri janë dërguar për kompetencë në SPAK, ndërkohë që kallëzimet e tjera janë ende në proces verifikimi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI