Flash

Detajet/ Mazniku u mor 4 orë në pyetje, pse çështja mund ti kalojë SPAK-ut

Lapsi.al 28 April 2025
Detajet/ Mazniku u mor 4 orë në pyetje, pse çështja mund

Prokuroria e Tiranës ka marrë në pyetje ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se ministri Mazniku u mor në pyetje rreth 3 javë më parë nga prokurori i çështjes.

Arbjan Mazniku, njëherazi drejtuesi politik i PS-së në qarkun Elbasan, ka dhënë shpjegime për më shumë se 4 orë në prokurorinë e Tiranës, lidhur me një hetim që po kryhet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Dosja penale është çelur nga organi i akuzës mbi bazën e kallëzimit të bërë nga Belind Këlliçi, në kohën kur garonte për kryetar Bashkie i Tiranës, përballe Erion Veliaj.

Bëhet fjalë për rrugën Xhon Belushi në Tiranë, e cila ishte asfaltuar nga punonjësit e bashkisë së Tiranës, në një kohë që tenderi ishte ende i hapur dhe nuk ishte shpallur asnjë kompani fituese.

Pas denoncimit, tenderi fiktiv u anulua, ndërsa në prokurorinë e Tiranës u kallëzua edhe Erion Veliaj, me detyrë kryetar Bashkie.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se Arbjan Mazniku, atë kohë në detyrën e nënkryetarit të Bashkisë, ishte në cilësinë e autoritetit kontraktor.

Për këtë arsye, ai është thirrur në prokurori për dëshminë e tij. Burime pranë prokurorisë thanë se janë duke vlerësuar nëse do ta kalojnë dosjen për kompetencë të SPAK, pasi ka të dhëna dhe indicie për kryerjen e veprave penale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI