Flash

Lily Allen kërkon falje pas komentit për Katy Perry

Lapsi.al 28 April 2025
Lily Allen kërkon falje pas komentit për Katy Perry

Lily Allen ka shprehur pendesë për kritikat ndaj Katy Perry rreth fluturimit të saj në hapësirë me Blue Origin.

Këngëtarja e "Smile" e ka pranuar se ky qëndrim ndaj Perry ishte një shprehje e "misogjinisë së brendshme" dhe ka kërkuar falje për këtë gjatë një episodi të podkastit të saj "Miss Me?" të hënën.

"Po flasim për një grua shumë të njohur dhe do të doja të kërkoja falje për atë që kam thënë për Katy Perry javën e kaluar," tha Allen.

Ajo theksoi se kishte qenë e panevojshme të shprehte kritika ndaj Perry, sidomos duke qenë se ajo ishte një nga gjashtë gratë që udhëtuan në hapësirë, mes të cilave edhe Lauren Sánchez, gazetari Gayle King, inxhinierja Aisha Bowe, aktivistja Amanda Nguyen dhe producentja e filmit Kerianne Flynn.

Këngëtarja e njohur e "LDN" shpjegoi se, megjithëse ishte kundër ideologjisë pas këtij fluturimi, Perry nuk ishte i vetmi person që mori pjesë.

Allen e pranoi që ky ishte një shembull i "misogjinisë së brendshme", duke reflektuar se ajo do të ndiheshte keq nëse dikush në industrinë e saj do të përdorte emrin e saj në një mënyrë të tillë.” Më fal Katy Perry. E di që nuk e dëgjon këtë podcast, gjithsesi më fal.

Ky reagim vjen pas disa komenteve që Allen bëri javën e kaluar, ku kritikoi fluturimin e Perry  duke thënë se ishte "jashtë çdo realiteti" dhe se "nuk ka asnjë arsye shkencore" për të dërguar njerëz në hapësirë në këtë mënyrë.

Perry, nga ana e saj, ka reaguar me një pyetje  për fansat gjatë një koncerti në Meksikë: "A ju kan thënë ndonjëherë që ëndrrat tuaja janë të çmendura?"

Të këshilluara

Gwen Stefani flet për martesën me këngëtarun

Gwen Stefani  ndau këshillën më të mirë që ka marrë ndonjëherë për dashurinë gjatë një paraqitjeje të fundit në “The Drew Barrymore Show.” “Sigurohu që të ke...

14:46

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI