Flash

Lobimi 6 milionë $ në SHBA/ Reagon Nuredin Seci që firmosi kontratën për PD

Lapsi.al 28 April 2025
Lobimi 6 milionë $ në SHBA/ Reagon Nuredin Seci që firmosi

Fondacioni Shqiptaro-Amerikan ka nënshkruar një marrëveshje për të lobuar në favor të Partisë Demokratike pranë qeverisë amerikane. Marrëveshja është firmosur nga Nuredin Seci, një shqiptaro-amerikan që jeton në New York dhe ish-këshilltari i presidentit Trump, Carlo Trujillo, në cilësinë e Presidentit të kompanisë “Continental Strategy”.

Seci ka bërë edhe reagimin e parë pas publikimit të kontratës. Përmes një mesazhi të dërguar në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel ai është shprehur se për momentin ndodhet me pushime me familjen dhe nuk mundet të flasë, por nënvizon se kontrata e depozituar në Departamentin e Shtetit është e qartë.

“Ju faleminderit për interesimin por unë këto ditë jam me pushime me familjen larg e jam i pamundur. Për lobimin flet kontrata, e ka Departamenti i Shtetit e besoj që këtu çdo gja bahet transparente! Ju faleminderit për mirëkuptimin”, - ka shkruar ai.

Përveç Secit dhe Trujillo, kontrata është firmosur edhe nga sekretari i përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka, në cilësinë e përfituesit, një detyrim ky i kërkuar nga ligji amerikan. Kjo marrëveshje mund të kushtojë deri në 6 milionë dollarë për 2 vite. Përfaqësues të Partisë Demokratike kanë thënë se kjo kontratë mund të ndërpritet edhe më shpejt se afati dhe shuma e paguar. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI