Flash

Sekuestrohen pamjet filmike në burg, policët takuan ish-kolegun, Roven Zeka

Lapsi.al 28 April 2025
Sekuestrohen pamjet filmike në burg, policët takuan ish-kolegun, Roven

Pas arrestimit të shefit të qarkullimit rrugor, Roven Zeka, SPAK ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në ambientet e izolimit, për shkak të dyshimeve se zyrtarë të tjerë të policisë kanë hyrë në kontakt me të gjatë qëndrimit në qeli.

Mes personave që kanë pasur kontakte me Zekën janë një drejtor policie dhe tre shefa komisariatesh — veprim që përbën shkelje të ligjit, pasi Zeka është nën hetim për korrupsion dhe nuk lejohet komunikimi me persona të jashtëm pa autorizim të posaçëm.

Për të njëjtën çështje, hetuesit kanë sekuestruar edhe telefonin celular të një biznesmeni, që dyshohet se ka pasur lidhje me rastin që ka çuar në arrestimin e Zekës.

Sekuestrimi i provave synon të verifikojë nëse ka pasur tentativa për të ndikuar apo penguar hetimin e SPAK ndaj shefit të Rrugores.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI