Flash

Zhduken 16 emigrantë nga kampi i Gjadrit, reagon Ministria e Brendshme italiane

Lapsi.al 28 April 2025
Zhduken 16 emigrantë nga kampi i Gjadrit, reagon Ministria e Brendshme

16 nga 41 emigrantët që u dërguan në kampin e Gjadrit në fillim të muajit prill janë zhdukur. Deputetja italiane Rachele Scarpa dhe eurodeputetja Cecilia Strada të Partisë Demokratike ishin ato që denoncuan rastin. Ishte eurodeputetja Strada që kreu një inspektim gjatë fundjavës në qendrën e ndërtuar në Shqipëri dhe që denoncoi rastin.

Emigrantët mbërritën më 11 prill, të shoqëruar nga forcat italiane të rendit dhe me pranga në duar, gjë që shkaktoi kritika nga opozita dhe grupet e të drejtave të njeriut. Por sipas inspektimit të kryer gjatë fundjavës, në qendër kishte vetëm 25 persona.

Sipas Scarpës dhe Stradës, "nuk u dha asnjë informacion zyrtar në përgjigje të pyetjeve” të ngritura për këtë çështje. Dihet që 1 person u kthye mëngjesin e 12 prillit pa qëndruar fare në CPR-në e Gjadrit. 15 të tjerët që mungojnë, thuhet në deklaratë "besohet se ka të ngjarë që 6 të jenë sjellë përsëri në Itali për shkak të mos-aprovimit të ndalimit, 5 sepse iu miratua qëndrimi në Itali, pas episodeve të vetëlëndimit ose problemeve shëndetësore, si të papërshtatshëm për jetën në një komunitet të kufizuar dhe 4 mund të jenë riatdhesuar në vendin e tyre të origjinës".

E kontaktuar nga gazeta italiane “Domani”, Ministria e Brendshme në Romë konfirmoi se "disa migrantë janë riatdhesuar, të tjerë janë liruar për arsye shëndetësore dhe të tjerë për kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare". Nuk ka një informacion më të saktë mbi modalitetet e kthimit në Itali dhe si ndodhi. Megjithatë, media italiane nënvizon se edhe emigrantët që janë riatdhesuar janë dërguar së pari në Itali, siç kërkohet nga ligji, duke shtuar kosto të mëtejshme për shtetin italian.

Sipas regjistrave të kampit të Gjadrit ka pasur të paktën 35 incidente në 13 ditët e para të vënies së tij në funksion. Shumica e këtyre rasteve kanë të bëjnë me vetëlëndime dhe përpjekje për vetëvrasje. Në disa raste ka qenë e nevojshme dërgimi në strukturat shëndetësore të Shqipërisë. Kjo, sipas Scarpa dhe Strada, "ngre një shqetësim të thellë në lidhje me garancitë e mbrojtjes së të drejtës për shëndetin" e këtyre njerëzve. Regjistri kishte të shënuar se disa migrantë marrin ilaçe psikotrope me qëllimin e deklaruar për të toleruar situatën në të cilën ndodhen.

Në dritën e këtyre zhvillimeve, Scarpa dhe Strada nënvizojnë se ka shumë pikëpyetje në përdorimin e qendrës shqiptare si një CPR. “Numri i njerëzve të pranishëm në CPR flet vetë dhe vërteton historinë dramatike të një operacioni të kryer me nxitim, sipas kritereve të pakuptueshme të përzgjedhjes për njerëzit që do të transferoheshin, në një klimë që pengonte ndjeshëm ushtrimin e plotë të fuqisë së inspektimit të parlamentarëve dhe të shpërfilljes absolute dhe të qëllimshme të dobësive të individëve, të cilat kanë dalë vazhdimisht që nga dita e parë” – thuhet në deklaratë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI