Flash

Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, policia ndalon një person në Tiranë

Lapsi.al 29 April 2025
Ekzekutimi i Renato Hoxhajt në Vlorë, policia ndalon një person

Mediat raportojnë se policia ka shoqëruar një person me inicialet E. M, lidhur me ekzekutimin e Renato Hoxhajt në Vlorë më 27 prill. Sipas të njëjtave burime ai është ndaluar në Tiranë.

Dyshohet se ai mund të jetë ndihmës i autorit të vrasjes, pasi flitet se ka larguar autorin me makinë nga vendi i ngjarjes. Të njëjtat burime raportojnë se dyshohet se ka edhe persona të tjerë të përfshirë.

Raportohet se porosia për vrasjen mund të ketë ardhur nga jashtë vendit për vrasjen e 58-vjeçarit. Po hetohet nëse viktima ka qenë pjesë e grupeve kriminale në qytetin e Vlorës ose mund të ketë pasur informacion për ndonjë ngjarje të rëndë.

58-vjeçari u ekzekutua me 4 plumba në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë pranë banesës së tij teksa kthehej në shtëpi. Ai kishte punuar si roje në një objekt ndërtimi, punë të cilën e kishte lënë para një viti.

Një kamera sigurie ka filmuar autorin, të maskuar me kapele e shall. Të shtënat u dëgjuan edhe nga bashkëjetuesja e tij, e cila i tha policisë se mendoi se ishin fishekzjarrë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI