Flash

Rama fillon premtimet për dekadën tjetër: Në 2030, paga minimale 650 euro

Lapsi.al 29 April 2025
Rama fillon premtimet për dekadën tjetër: Në 2030, paga

Kryeministri Edi Rama deklaroi se deri në vitin 2030, paga minimale në Shqipëri do të arrijë në 650 euro.

Gjatë një vizite në Roskovec, ai theksoi se, falë heqjes së taksave për biznesin e vogël, ky sektor ka përfituar çdo vit 66 milionë euro, të cilat më parë përfundonin në arkën e shtetit.

“Paga minimale sot është 400 euro, në janar të 2026 do jetë 500 euro. Objektivi është që në Shqipërinë 2030, paga minimale do jetë 650 euro. Paga mesatare në sektorin publik ishte 320 euro në 2013, sot është 848 euro, me të dhënat e fundit, paga mesatare është 2.6 herë më e lartë.

Bizneset e vogla, deri në 100 mijë euro, kanë taksë zero. 66 milionë euro i merrte shteti, duke i bërë uljen e taksës dhe TVSH në zero, këto 66 milionë euro në vit janë shpërndarë nga bizneset. Për bizneset deri në 140 mijë euro, edhe për to, 58 milionë euro në vit, nuk i ka marrë shteti, por ua ka lënë atyre”, tha ai.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI