Flash

Tentoi të grabiste me dhunë tre shtetase italiane, arrestohet 18-vjeçari në Durrës

Lapsi.al 29 April 2025
Tentoi të grabiste me dhunë tre shtetase italiane, arrestohet

Policia ka arrestuar një 18-vjeçar në Durrës, i cili dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, ka tentuar t’u vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane.

Gjatë kontrollit në banesën e tij, u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura më parë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Provat”.

Tentoi të vidhte me dhunë 3 shtetase të huaja, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 18-vjeçari. Zbardhen dhe dokumentohen dhe 2 vjedhje të tjera të kryera me dhunë nga ky shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të ndodhura më parë, kanë organizuar punën për zbardhjen e disa vjedhjeve të kryera me dhunë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Provat”, u arrestua në flagrancë për veprat penale “Vjedhja me dhunë”, mbetur në tentativë, “Vjedhja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Shkatërrimi i pronës”, shtetasi:

A., 18 vjeç, banues në Durrës.

Ky shtetas dyshohet se në orët e para të mëngjesit në lagjen nr.13, Durrës, ka tentuar t’iu vjedhë me dhunë sendet personale, 3 shtetaseve italiane,.

Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se ky shtetas, më datë 27.04.2025, në lagjen nr. 13, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale, dhe më datë 28.04.2025, ka thyer xhamin e një automjeti dhe ka marrë disa sende personale.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D. A., u gjetën dhe u sekuestruan një sasi municioni luftarak dhe disa sende të dyshuara të vjedhura.

Në lidhje me hetimet e kryera, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, shtetasi E. D., 36 vjeç, banues në Durrës.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga ky shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Durrës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.4 lekë dhe do të shitet me 99.1 lekë, ndërsa një dollar amerikan do të blihet m...

08:07

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI