Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

U zbulua nga Sky ECC/Arrestohet shqiptari, trafikoi mbi 2 milionë euro drogë

Lapsi.al 29 April 2025
U zbulua nga Sky ECC/Arrestohet shqiptari, trafikoi mbi 2 milionë euro

Ndonëse autoritetet italiane nuk japin emrin, bëhet fjalë për një eksponent të fortë të trafikut ndërkombëtar të drogës. Një shqiptar i shumëkërkuar është arrestuar nga policia italiane në Bolonja.

37-vjeçari u deportua nga Spanja për në aeroportin e Fiumicino-s në Itali, pasi ndaj tij ka pasur urdhër-arresti ndërkombëtar dhe policia italiane e ka arrestuar.

Rezulton se 37-vjeçari se i riu ishte përdorues i platformës Sky Ecc dhe i janë gjetur biseda të shumta, mbi të cilat është ngritur edhe akuza, pasi e ka përdorur atë për të menaxhuar importimin nga jashtë të lëndëve narkotike në sasi të mëdha.

Operacioni u krye në muajin mars të këtij viti, kur u ekzekutuan 5 fletë-arreste, por 37-vjeçari nuk figuronte në vend, pasi ishte i arrestuar në Spanjë.

Gjykata italiane kishte dhënë masat e sigurisë me paraburgim, pasi edhe ata figuronin me telefona të enkriptuar. Shpërndarja dhe trafikimi bëhej duke komunikuar pikërisht në këtë rrjet kriptofonik dhe të dyshuarit janë kryesisht shtetas shqiptarë.

I arrestuari ishte rezident prej vitesh në Bolonja, por ishte zhvendosur në Spanjë në vitin 2022, ku ndodhej në paraburgim për trafik droge. Arrestimi ndaj tij ishte ndërmarrë pasi iu gjet plantacioni me 2167 bimë kanabisi, 53 gramë dhe 581 tableta marijuanë, 581 tableta kanabisi dhe THC. Shqiptari dyshohet se ka përdorur lidhjet e tij kriminale për të importuar edhe kokainë.

Sipas hetimeve, nga muaji mars deri në dhjetor 2020, ai ka mundur të sjellë në Itali gjithsej 50 kilogramë kokainë (me vlerë blerjeje tregtare 1.7 milionë euro) dhe 80 kilogramë marijuanë (rreth 300 mijë euro).

Sapo ka zbritur në Fiumicino, i është njoftuar masa e sigurisë me dënimin përfundimtar me 2 vjet e 8 muaj burgim, përveç pagesës së gjobës prej 12 mijë eurosh. Ai kishte qenë i arrestuar edhe më 30 prill 2019, kur ndodhej në Bolonjë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI