Flash

VIDEO/ Ç'po ndodh mes Ramës dhe Belinda Ballukut?

Lapsi.al 29 April 2025
VIDEO/ Ç'po ndodh mes Ramës dhe Belinda Ballukut?

Deri më tani, Edi Rama i ka falur Belinda Ballukut gjithçka nga qendra e pushtetit duke e shndërruar atë në gruan më të fuqishme të qeverisë dhe të partisë. Mjafton të përmendet se për tekat e Ballukut, u larguan nga Fieri dy nga deputetët më të vjetër të PS-së, Erjon Braçe dhe Petro Koçi, ndërsa në qeveri, Balluku drejton rregulisht mbledhjet e qeverisë në mungesë të Ramës dhe menaxhon një buxhet gjigand në dikasterin e Energjisë dhe të Infrastrukturës.

Veçse një filmim që ka publikuar Gazment Bardhi në rrjetet sociale shihet se sa shpejt mund të shembet kalaja e rërës ku të hipën pushteti i falur nga Rama. Aty duket Rama dhe Balluku që ecin bashkë gjatë një takimi në Fier, por një çast kryeministri ndalet, diçka i thotë Ballukut, i jep një të shtyrë dorës sikur do ta heqë qafe dhe ikën para, ndërsa i hedh krahun një gruaje tjetër, duke lënë pas zv.kryeministren. E braktisur nga shefi, Belinda Balluku ndalet në vend me buzëqeshjen e ngrirë në fytyrë, ndërsa Rama ikën para. Video më poshtë:

Për Gazment Bardhin ky është fillimi i një distancimi që paralajmëron degradimin që kanë pësuar të tjera "koka" të Rilindjes, që ashtu si Ballukut, Rama u kishte falur pushtet të pamatë.

"Kur s’të do as shefi afër, keq shumë janë punët. S’vjen braktisja as me dajre, as me DJ Belinda! Burgun e Fierit afër e ke, shko pyeti shokët si u ndodhi, që të përgatitesh shpirtërisht të paktën për rrugëtimin drejt Pojskës!", ka shkruar Bardhi.

Me pandehmat e tij, Bardhi duket se ka shkuar shumë larg. Një shmangie nga ana e shefit, si kjo që i ka bërë Rama zëvëndëses së tij, nuk paralajmëron domosdoshmërisht fundin e njëjtë me pushtetarë socialistë që janë gjykuar dhe burgosur për skandale korrupsioni.

Megjithatë, duhet vënë re se edhe për ta, sinjalet e para erdhën nga mënjanimi që u bënte Rama nga daljet e përbashkëta në publik.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI