Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Vrasësi i Ilaria Sulës: Me trupin e saj në makinë, ndalova të blija çakmak dhe cigare

Lapsi.al 29 April 2025
Vrasësi i Ilaria Sulës: Me trupin e saj në makinë, ndalova

Në një letër drejtuar prokurorëve të Romës, Mark Samson shpjegon versionin e tij të vrasjes së Ilarias Sulës, ish-dashurës së tij me origjinë shqiptare, me banim në Romë të Italisë.

“Nga ora 22:15 e 25 marsit deri në mesnatë folëm për marrëdhënien tonë, për faktin se më shqetësonte dhe isha lodhur duke pritur dhe ndërkohë ajo kërkonte njerëz të tjerë për t’u lidhur”, – shkruan 23-vjeçari në letër, në të cilën tregon fazat që i paraprinë goditjes me thikë të 22-vjeçares në apartamentin ku jetonte Samsoni me prindërit e tij në rrugën Homs, në lagjen Afrikane të kryeqytetit italian.

Në letër ai zbulon edhe një detaj: me trupin e mbyllur në një valixhe brenda makinës, pastaj ndaloi për të blerë cigare dhe një çakmak në një dyqan. I riu, aktualisht i izoluar në Regina Coeli me akuzën e vrasjes me dashje dhe fshehjes së një kufome, shkruan se mbrëmjen e 25 marsit “po bëhej vonë dhe kështu Ilaria më pyeti nëse mund të qëndronte në shtëpinë time”.

“I dhashë një palë pizhame që të flinte rehat”, – shton ai. “U shtrimë në shtratin tim dhe filluam të flisnim për gjërat e mira që kishim kaluar së bashku, përvojat, udhëtimet dhe nofkat që i vinim njëri-tjetrit. “Dashuri, zemër, jetë…” dhe pastaj kaluam tek ato shqipe “Shpirt”, “Zemra ime” dhe së fundmi tek ato filipinase “‘Bebe Ko’, ‘Mahal’, ‘Asaëa’…”.

Në letër, 23-vjeçari më pas ndalet tek ajo që ndodhi pas goditjes me thikë, mëngjesin e datës 26, dhe te përpjekja e tij për të hequr qafe trupin duke e mbyllur në një valixhe dhe duke e hedhur në një përrua në zonën e Capranica Prenestina.

“E nxora karrocën nga ndërtesa, ishte një ditë me një diell të ndritshëm e verbues. Shoh dy vajza që vinin në drejtimin tim, i lashë të kalonin dhe menjëherë pas kësaj e ngrita karrocën pa ndihmën e askujt: Hapa ndarjen e bagazheve dhe ndalova për një moment për të rifituar forcën. E ngre çantën dhe e vendos në anën e djathtë të bagazhit dhe largohem pa një drejtim të saktë. Rreth orës 16:30 ndalem te një tabakino dhe blej cigare dhe një çakmak” – rrëfen filipinasi.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI