Flash

Ambicia e Ramës për Kukësin: Në 2030 destinacion turistik me 1 milion vizitorë

Lapsi.al 30 April 2025
Ambicia e Ramës për Kukësin: Në 2030 destinacion turistik me

Kryeministri Edi Rama, gjatë një vizite në Kukës, deklaroi ambicien për të kthyer këtë qark në një destinacion turistik me 1 milion vizitorë deri në vitin 2030.

Ai theksoi se Bashkimi Europian i ka hapur dyert Shqipërisë dhe se vendi duhet të përmbushë detyrimet e veta për të përfituar nga ky moment historik.

Rama nënvizoi rëndësinë e orientimit drejt Perëndimit, duke përmendur Skënderbeun dhe Rilindasit si frymëzim. “Ne duam që çdo fëmije t’i japim pasaportën europiane,” tha ai, duke i bërë thirrje qytetarëve të votojnë me mendje dhe jo si tifozë, për të shmangur, sipas tij, kthimin pas në zhvillim.

Edi Rama në Kukës: Më 2030, qarku Kukës do të ketë 1 milion turistë. BE na ka hapur dyert, mjafton që ne të bëjmë detyrat që na janë ngarkuar. Skënderbeu e përcaktoi se vendi i Shqipërisë është në perëndim dhe jo në lindje. Edhe Rilindasit thanë se për ne shqiptarët, dielli lind andej nga perëndon. Treni i historisë na ka dalë përpara syve dhe nuk duhet ta humbim sërish. Mos votoni si tifoz, se ja jep votën kënetës dhe e lë Kukësin në gjendje të rëndë. Ne duam që çdo fëmije t’i japim pasaportën europiane.I

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI