Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Asnjë ndërrim shtetësie për Lara Colturi: në Lojërat Olimpike dimërore me Shqipërinë

Lapsi.al 30 April 2025
Asnjë ndërrim shtetësie për Lara Colturi: në

Italia nuk do të mund të llogarisë mbi Lara Colturi në prag të Lojërave Olimpike Dimërore Milano-Cortina 2026. Pas kërkesës për ndërrim shtetësie që u shfaq gjatë javëve të kaluara, e reja nga Piemonte ka vendosur të tërhiqet nga ajo rrugë duke rinovuar marrëveshjen me Shqipërinë, ku është zhvendosur që në vitin 2022. Një përfundim i hidhur për tifozët italianë që ëndërronin një rikthim në atdhe të 18-vjeçares nga Lugina e Susës, megjithatë një vendim duhej marrë përpara datës 1 maj për të shmangur një pezullim njëvjeçar.

Mungesa e një marrëveshjeje mes Lara Colturi dhe Komitetit Olimpik Shqiptar e shtyu vajzën e Daniela Ceccarelli të qëndrojë në anën tjetër të Adriatikut, duke shmangur kështu humbjen e takimit olimpik që do të zhvillohet praktikisht në shtëpi. “Është arritur marrëveshja me Lara Colturi për të vazhduar të garojë për Shqipërinë gjatë sezonit 2025/26. Detajet e kontratës janë në fazë hartimi: përveç karrierës sportive, i urojmë Larës suksese në shkollë, pasi do të përmbyllë studimet”, bën të ditur Federata Shqiptare, megjithatë negociatat janë gjithçka tjetër veçse të mbyllura.

ÇËSHTJA PEZULL PËR 300 MIJË EURO

Në fakt, është e mundur që skiatorja piemontese të rikthehet në Itali duke filluar nga sezoni 2026/27, duke shfrytëzuar këtë vit për të gjetur një marrëveshje përfundimtare që mund ta lirojë pa pasoja. Shumë do të varet edhe nga konfirmimi i fondit shtesë prej 300.000 eurosh të premtuar nga presidenti i skive shqiptare, Elvis Toci. Megjithatë ajo që është e sigurt është se Lara nuk do të mund të përfaqësojë Italinë në një event historik për lëvizjen sportive trengjyrëshe.

FAMILJA COLTURI: “PËR LARËN E RËNDËSISHME LIRIA E MENAXHIMIT”

Një falënderim për Federatën Shqiptare të Skive dhe për “institucionet e larta” të Tiranës për investimin mbi vajzën, si dhe theksimi se për Lara Colturi-n është thelbësore “liria e menaxhimit” dhe ndjekja e rrugëtimit bashkë me “familjen dhe ekipin”. Kështu shprehen Daniela Ceccarelli dhe Alessandro Colturi, prindërit e skiatores 18-vjeçare nga Piemonte, në koment mbi marrëveshjen me federatën shqiptare për ta bërë Larën të vazhdojë të garojë me ngjyrat e Tiranës për sezonin e ardhshëm.

Lexo më tej: Lara Colturi sërish e treta në Kupën e Botës

Prindërit e skiatores theksojnë se liria e menaxhimit është “dhënë nga Federata Shqiptare e Skive” dhe ka lejuar që ajo të “përqendrohet plotësisht në nevojat e saj si atlete e re”; duke folur për një “ambient pozitiv që i ofron qetësi dhe mbështetje teknike të përshtatshme” që i mundëson “të synojë objektiva gjithnjë e më ambicioze”; dhe përmendin ndër angazhimet e muajve të ardhshëm edhe “studimet për provimin e maturës”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI