Flash

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57

Cristiano Ronaldo flet me vete: gafa me portën bosh eliminon Al Nassr nga Champions

Lapsi.al 30 April 2025
Cristiano Ronaldo flet me vete: gafa me portën bosh eliminon Al Nassr nga
Cristiano Ronaldo dhe Al-Nassr janë eliminuar nga Liga e Kampionëve aziatike në gjysmëfinale nga japonezët e Kawasaki Frontale me rezultatin 3-2. Favoritët sipas parashikimeve ishin të gjithë për skuadrën e drejtuar nga Stefano Pioli, që nuk arriti të shkonte në finale përballë sauditëve të Al-Ahli dhe u nxor keq nga loja nga japonezët. CR7 humbi një gol me portën bosh në sekondat e fundit dhe pas vërshëllimës përfundimtare nuk e gjen dot qetësinë, me një sjellje shumë të çuditshme në mes të fushës ku shihej gjithë dëshpërimi i dikujt që nuk ka arritur ende të fitojë një titull që kur ka mbërritur në Arabinë Saudite.

Cristiano Ronaldo humb një gol me portën bosh

Al-Nassr ishte gjithmonë ‘nën’ në gjithë ndeshjen, me japonezët që kaluan në epërsi me Ito, por Sadio Mané, ish-lojtar i Liverpool, e riktheu gjithçka në barazim. Ozeki dhe Ienaga i dhanë epërsi të thellë Kawasaki Frontale dhe skuadra e tekniut Pioli, me dy gola në disavantazh, u detyrua të ndjekë rezultatin duke shpenzuar gjithë energjitë fizike dhe mendore që kishte në dispozicion. Ayman Yahya në minutën e 87' rihapi sfidën dhe në sekondat e fundit Cristiano Ronaldo humbi një gol me portën bosh në mënyrë të pabesueshme: pasi kaloi portierin, CR7 nuk arriti të gjuante në portë dhe mbrojtësi japonez arriti të shpëtonte portën e tij dhe të mbronte avantazhin.

Çfarë ndodhi në fund të ndeshjes

Pas vërshëllimës përfundimtare, Dhuran (që kishte humbur një gol gjatë 90 minutave) u rrëzua përdhe me kokën në duar, Otavio dhe Brozović me lot në sy dhe pesë herë fituesi i Topit të Artë u bë protagonist i një sjelljeje shumë të çuditshme në mes të fushës: Cristiano Ronaldo fliste me vete, duke imituar gjestin e golit të humbur pak më parë dhe e vazhdoi këtë skenë për disa sekonda. Ish-lojtari i Real Madrid dhe Juventus duket sikur i kërkon llogari vetes se si nuk arriti të godiste në portë pasi kishte kontrolluar topin dhe kishte dribluar portierin. Një moment vërtet shumë i vështirë për t’u interpretuar, sepse tregon vullnetin e tij, dhe vështirësinë njëkohësisht, për të fituar një titull me Al-Nassr. Stefano Pioli e la fushën me fytyrë të zymtë dhe mori një rrahje shpatulle nga një anëtar i delegacionit të klubit saudit. Një zhgënjim i madh për të gjithë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Zbulohen prapaskenat pse u rritën papritmas taksat, biznesi paralajmëron eksod në rajon

Situata politike që po kalon vendi pas protestave të studentëve vlerësohet faktori kryesor që ka detyruar qeverinë të propozojë ndryshime të papritura të taksave, përfshirë uljen e TVSH-së në 6% të produkteve të shportës ushqimore dhe rritjen për biznesin. Në mbledhjen e Këshillit Tatimor përfaqësuesi i qeverisë pranoi se propozimet për ulje të TVSH-së për […]

06:57
Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI