Flash

Del përgjigja/ Energjia diellore shkaktoi “black out”-in në Spanjë e Portugali

Lapsi.al 30 April 2025
Del përgjigja/ Energjia diellore shkaktoi “black out”-in

Janë publikuar shpjegimet e para zyrtare mbi arsyet që shkaktuan ndërprerjen masive të energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali të hënën e 28 prillit. Sipas operatorit spanjoll të rrjetit të transmetimit të energjisë elektrike REE (Red Electrica de Espana), pati dy defekte.

Në orën 12:33, rrjeti pati një goditje të parë, por pothuajse menjëherë u stabilizua.

Megjithatë, pas 1 sekonde e gjysmë, ndodhi një "ngjarje" e dytë, e ngjashme me të parën. 3.5 sekonda më vonë paqëndrueshmëria shkaktoi shkëputjen e lidhjes elektrike midis Spanjës dhe Francës, domethënë me pjesën tjetër të rrjetit evropian.

Operatori i rrjetit nuk e zbuloi dot origjinën e dy “ngjarjeve”, pra se çfarë i shkaktoi ato. REE foli për një “lëkundje të fortë në rrjedhën e energjisë”, e cila shkaktoi “një humbje shumë të konsiderueshme të gjenerimit”. Kjo humbje e gjenerimit tejkaloi kapacitetin e sistemeve të energjisë elektrike për t'u përballuar dhe rrjeti spanjoll u shkëput nga sistemi evropian. Sistemi elektrik më pas u shemb, duke shkaktuar humbje të tensionit në pikat e energjisë në rrjetet spanjolle dhe portugeze.

Ajo që pranoi Ree është se shkaku i dy "ngjarjeve" që çuan në shembjen e sistemit duhet kërkuar në juglindje të gadishullit, në rajonin e Extremadurës. Ky është një nga territoret që gjeneron më shumë energji elektrike, falë pranisë së centraleve hidroelektrike dhe diellore dhe nga centralet bërthamore më të fuqishmit të vendit. Kreu i REE tha se "është e mundshme" që shkaku i asaj që ndodhi qëndron në sistemet fotovoltaike.

Kryeministri portugez Luis Montenegro tha se nuk kishte asnjë shenjë të një sulmi kibernetik, por të dy vendet po shqyrtonin ende të gjitha hipotezat. Gjithashtu janë përjashtuar incidente të tjera si një zjarr ose një ndryshim i menjëhershëm i temperaturës që u hipotetizuan ditën e ndërprerjes së energjisë.

Problemi duket të jetë mbiprodhimi i energjisë diellore, që iu bashkua një problemi të balancimit të sasisë së energjisë së futur në rrjet dhe asaj të absorbuar nga kërkesa e konsumatorit. Përgjigja përfundimtare, sipas operatorit spanjoll të rrjetit, do të vijë vetëm kur të dhënat nga qendrat e prodhimit të energjisë të bëhen publike. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Kanadaja voton sot për kryeministrin e ri

Kanadezët shkojnë në qendrat e votimit sot për zgjedhjet e lëna në hije nga tarifat, pasiguria ekonomike dhe kërcënimet e aneksimit nga Shtetet e Bashkuara. ...

13:14

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI