Flash

I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore, Fran Marashit nuk del nga “41 bis”

Lapsi.al 30 April 2025
I dënuar përjetë për masakrën e Urës Vajgurore,

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e Fran Marashit, për të dalë nga regjimi “41 bis” ku ndodhet i izoluar që prej dhjetorit të 2024-ës. Vendimi për të rrëzuar kërkësën u dha nga gjyqtari i GJKKO, Erjon Bani.

Fran Marashi kundërshtonte urdhrin e datës 13 dhjetor 2024 të Ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja, që e vendoste atë nën kufizime të veçanta në ushtrimin e të drejtave në burg.

Në vitin 1997, ngjarja e njohur si “Masakra e Urës Vajgurore” tronditi vendin ku 5 punonjës policie u vranë dhe 6 të tjerë u plagosën.

Pas shumë vitesh, drejtësia po përpiqet të sqarojë plotësisht këtë ngjarje tragjike dhe të sigurojë një proces të drejtë për të gjithë të akuzuarit. Të dënuar me burgim të përjetshëm për të njëjtën ngjarje janë edhe Musa e Shkëlqim Protoduari.

Ndërkohë Marashi ka pretenduar se është dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI