Flash

Nisi si flirt dhe përfundoi në pengmarrje, detaje nga ngjarja në Tiranë

Lapsi.al 30 April 2025
Nisi si flirt dhe përfundoi në pengmarrje, detaje nga ngjarja në

Nisi si një flirt mes një 68-vjeçari dhe një 32-vjeçare, por përfundoi në një pengmarrje, ku për jetën e burrit, rrëmbyesit kërkuan 2 milionë lekë për ta lënë të lirë. Gjithçka ndodhi në zemër të Tiranës, në rrugën “George W. Bush”.

Një 68-vjeçar, i identifikuar si Edvar Agalliu, është rrëmbyer në mes të ditës nga pesë persona, të cilët e morën me forcë në makinë dhe e mbajtën peng për disa orë, për ta liruar vetëm pasi morën një shumë të konsiderueshme parash nga bashkëshortja e tij.

Ngjarja nisi me një përplasje verbale në rrugë, pasi njëri prej rrëmbyesve, Sulejman Sina, 31 vjeç, pretendoi se 68-vjeçari kishte ngacmuar të fejuarën e tij, Nikoleta Begollin, 32 vjeçe. Pavarësisht mohimeve të të moshuarit, përplasja u përshkallëzua dhe shndërrohet në një skemë të mirëorganizuar rrëmbimi.

Së bashku me vëllain e tij, Klinton Sina 21 vjeç dhe bashkëpunëtorin Idajet Mashollari autorët e futën me forcë në makinë dhe e transportuan drejt fshatit Kakunjë, ku e izoluan në një banesë të braktisur për plot pesë orë. Aty nuk e dhunuan fizikisht, por e lidhën dhe i ushtruan presion psikologjik, ndërsa kontaktuan bashkëshorten e tij për të kërkuar shpërblimin.

Shuma prej 2 milionë lekësh të rinj iu kërkua gruas së pensionistit nën kërcënimin se burri i saj nuk do të dilte gjallë nëse nuk paguante.

Ajo pranoi të dorëzonte shumën në një takim të organizuar në zonën e Saukut, ku paratë iu dorëzuan Bajram Ibraliut, 57 vjeç, një nga anëtarët e grupit.

Ndërkohë, policia kishte marrë sinjalin dhe në bashkëpunim me shërbimet e inteligjencës, organizoi një operacion të menjëhershëm të koduar “Imediat”, i cili përfundoi me sukses.

Brenda disa orësh, të pesë autorët u identifikuan, u ndoqën dhe u arrestuan. Në pranga ra dhe molla e sherrit për të cilën dyshohet se u iniciua gjithçka. Pamjet e kamerave të sigurisë në rrugën “George W. Bush” ishin thelbësore për zbardhjen e ngjarjes.

Gjatë kontrolleve në banesat dhe automjetin e përdorur nga autorët, policia gjeti dhe sekuestroi 1 746 000 lekë nga shuma e marrë përmes shantazhit, si dhe litarin me të cilin ishte lidhur viktima.

Policia bëri me dije se të arrestuarit janë:

Sulejman Sina, 31 vjeç

Klinton Sina, 21 vjeç

Idajet Mashollari, 21 vjeç

Bajram Ibraliu, 57 vjeç

Nikoleta Begolli, 32 vjeçe

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI