Flash

Publikohet struktura e vitit shkollor 2025 - 2026

Lapsi.al 30 April 2025
Publikohet struktura e vitit shkollor 2025 - 2026

Struktura e vitit shkollor 2025- 2026 në sistemin arsimor parauniversitar është publikuar në Fletoren Zyrtare. Sipas vendimit, në arsimin bazë viti mësimor fillon më 8 shtator 2025 dhe mbaron më 12 qershor 2026. Përsa i përket pjesës së pushimeve dimërore, do të jenë nga data 22 dhjetor 2025 dhe do të mbarojnë më 2 janar 2026.

Referuar vendimit, provimet kombëtare të arsimit bazë do zhvillohen në periudhën 15- 26 qershor 2026. Për maturat, mësimet fillojnë më 8 shtator 2025 dhe mbarojnë më 29 maj 2026, kurse provimet e Maturës Shtetërore do të zhvillohen në periudhën 1-26 qershor 2026.

Nga ana tjetër, në arsimin profesional datat ndryshojnë sipas një strukture. Mësimi do të fillojë për të gjithë ciklet më 8 shtator 2025. Ndërkohë për nxënësit e cikleve 2+2 dhe 4- vjeçare mësimi përfundon më 12 qershor, ndërsa për nxënësit e klasave të 11-ta dhe të 12-ta mësimi mbaron më 29 maj 2026. Për maturantët që ndjekim arsimin profesional, mësimi mbaron më 15 maj 2026 dhe provimet e Maturës Shtetërore Profesionale do të mbahen në datat 1–26 qershor 2026.

Sipas vendimit, provimet përfundimtare për kualifikimet profesionale të nivelit II dhe III të Kornizës Shqiptare të Kualifikimeve (KSHK) zhvillohen në periudhën 1–12 qershor 2026. Provimet përfundimtare të praktikës profesionale të kualifikimeve profesionale të nivelit V të KSHK-së zhvillohen në periudhën 25–29 maj 2026.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI