Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon nga ndryshimet klimatike

Lapsi.al 30 April 2025
Punonjësit shqiptarë më të cenuarit në rajon nga

Rreziqet klimatike kanë një ndikim të drejtpërdrejtë tek njerëzit, duke ulur të ardhurat dhe duke dëmtuar asetet prodhuese. Në Ballkanin Perëndimor, rritja e temperaturave dhe rënia e reshjeve kanë filluar të ndikojnë tek punëtorët. Shqipëria do të jetë më e dëmtuara në këtë proces vlerëson Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO).

Stresi nga nxehtësia do të ndikojë dukshëm vendet e Ballkanit Perëndimor, ku Shqipëria vlerësohet të jetë me e goditura në rajon sa i takon produktivitetit të punës. Skenarët e rreziqeve nga ndryshimi i klimës tregojnë se në Shqipëri parashikohet të humbasin 0.07 për qind të orëve të punës në vitin 2030, ekuivalente me rreth 700 vende pune me kohë të plotë.

Stresi nga nxehtësia rrit rrezikun e aksidenteve në vendin e punës, me vdekje që shpesh ndodhin gjatë ditëve të para në një punë të re. Temperaturat e larta kontribuojnë në rritjen e mungesave në punë për shkak të sëmundjeve të lidhura me nxehtësinë, duke ulur më tej produktivitetin e punëtorëve.

Dëmtimet në infrastrukturën ekonomike dhe të transportit që çuan në humbjen e vendeve të punës për 33,500 punonjës në Bosnjë dhe Hercegovinë, dhe humbjen e përkohshme të 51,800 vendeve të punës u dëmtuan përkohësisht në Serbi. Përmbytjet e tetorit 2024 në Bosnjë dhe Hercegovinë zhvendosen 1,100 familje, duke shkatërruar 800 shtëpi dhe duke ndikuar rëndë në bujqësi dhe biznese të vogla.

Banka Botërore duke analizuar këto zhvillime referoi se ndikimet negative të rreziqeve natyrore në produktivitetin e punës, të ardhurat dhe asetet mund t’i shtyjnë njerëzit në varfëri. Humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra.

Nga ana tjetër njerëzit e varfër kanë qasje të kufizuar në kursime, kredi dhe sigurime për t’i ndihmuar ata të menaxhojnë humbjet e të ardhurave ose aseteve. Ndërsa të dhënat aktuale mbi dëmet dhe humbjet në rajon kanë tendencë të përqendrohen në ndikimet e fatkeqësive në asetet dhe infrastrukturën publike, humbjet për shkak të ngjarjeve ekstreme të motit bien kryesisht mbi familjet e varfra./ Monitor

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI