Flash

Rama u kërkon qytetarëve të shohin sondazhet në televizione

Lapsi.al 30 April 2025
Rama u kërkon qytetarëve të shohin sondazhet në televizione

Nga takimi në Kukës, kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të ndjekin sondazhet që transmetohen në televizione dhe që siç u shpreh ai, "nuk lënë gjë pa thënë për Partinë Socialiste", por që në fund e nxjerrin fitues atë në zgjedhjet e 11 Majit.

"Siç e shihni nga të gjitha sondazhet që i publikojnë të gjitha llojet e televizioneve që nuk lënë gjë pa thënë kundër nesh, PS do t'i fitojë zgjedhjet e 11 Majit" u shpreh Rama duke shfrytëzuar në këtë mënyrë rezultatet paraprake që propagandohen në media për një fitore të sigurtë të Partisë Socialiste në 11 Maj.

Katër sondazhet/ Si përdoren shifrat për propagandën e 11 Majit

Megjithatë, edhe pse sondazhet e nxjerrin fitues, vetë Rama nuk duket aq i sigurtë në rezultatin e 11 Majit. Disa muaj para zgjedhjeve ai paralajmëroi një fitore të thellë si ajo e 1997 për PS, pastaj e uli numrin e deputetëve në 78, pastaj në 74 dhe së fundmi thotë se nuk ka mundësi që të marrë më pak se 71 deputetë.

Ajo që është e sigurtë, në këtë periudhë të fushatës është se sondazhet në vetvete janë shndërruar në një armë të rëndësishme elektorale, që Rama vetë po e përdor për propagandë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI