Flash

Shqipëri-Kosovë, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitare

Lapsi.al 30 April 2025
Shqipëri-Kosovë, nga 1 maji hiqen kontrollet kufitare

Duke nisur nga data 1 maj, në pikat doganore që lidhin Shqipërinë me Kosovën nuk do të ketë kontrolle. Marrëveshja që parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve është aktivizuar sërish, për të mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qytetarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës, do të kalojnë përmes pikës kufitare të Morinës dhe Vërmicës me procedura të shpejtuara përgjatë 9 muajve të vitit dhe në fundjavat e festave.

Lëvizja e lirë u aplikua vitin e kaluar dhe ishte efikase, pasi shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit veror.

Ajo u bë e nevojshmë për shkak të fluksit të lartë të udhëtarëve nga Kosova, të cilët vijnë në Shqipëri, kryesisht për të kaluar pushimet verore.

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë nëntë muajve të vitit, konkretisht nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasardhës.

Gjatë kësaj periudhe të qarkullimit të lehtësuar nuk do të ketë kontrolle pasaportash apo kartash identiteti për shtetasit të dy vendeve.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI