Flash

Taylor Swift thumbon Kanye West në një dhuratë për Ed Sheeran

Lapsi.al 30 April 2025
Taylor Swift thumbon Kanye West në një dhuratë për Ed

Taylor Swift ka thumbuat Kanye West-in në një shënim privat që ia dërgoi mikut të saj të ngushtë Ed Sheeran.

Në një kavanoz me reçel të bërë vetë, që ia dhuroi këngëtarit të këngës “Photograph,” ajo shkroi: “Yo Ed — Jam shumë e lumtur për ty dhe do të të lë të përfundosh, por ky është reçeli më i mirë i të gjitha kohërave. — T” Shënimi  i Swift ishte një referencë ndaj momentit famëkeq kur Kanye West e ndërpreu fjalimin e saj të pranimit në MTV Video Music Awards në vitin 2009. Ed Sheeran e ndau një foto të dhuratës nga Swift — e cila u bë virale për thumbin ndaj Kanye-s. Ai kishte postuar foton fillimisht në vitin 2013, por e ndau sërish më 2 prill pasi hapi një llogari të re në Instagram për të ndarë foto nga një telefon i vjetër që e kishte hedhur në vitin 2015. “Sheqer shumë i mirë,” shkroi ai në përshkrimin e ripostimit. Momenti që filloi një grindje shumëvjeçare midis Kanye West dhe Taylor Swift çoi në referenca të shumta në muzikën e tyre. Swift publikoi këngën “Innocent” në 2010, që besohet të jetë për Kanye-n, ndërsa ai iu kundërpërgjigj në këngën “Famous” në 2016. Fansat shpërthyen nga entuziazmi në komente: “Vetëm ikonat bëjnë kështu,” dhe “Taylor është kaq qesharake për këtë!!” Sheeran dhe Swift kanë qenë miq për shumë vite dhe kanë bashkëpunuar në disa këngë si: “End Game,” “Run,” “Everything Has Changed” dhe “The Joker and the Queen.” Gjatë postimit të një selfie-je të vjetër me Swift, Sheeran rrëfeu se fotografitë e gjetura në telefonin e vjetër e frymëzuan për muzikën e tij të re, përfshirë këngën “Old Phone”.  

Të këshilluara

Katy Perry reagon pas kritikave të fansave

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj kritikave të ashpra që ka marrë për turneun e saj “The Lifetimes” dhe për fluturimin në hapësirë me  Blue Origin. Ajo ka...

14:43

Chris Brown, në një betejë të re ligjore

Chris Brown po përballet me një betejë të re ligjore. Një grua, e identifikuar si "Jane Doe", e cila më parë e kishte paditur këngëtarin Chris Brown për sulm...

16:31

Drew Barrymore flet për ndërhyrjet estetike

Drew Barrymore ndau së fundmit se nuk ka bërë asnjëherë ndonjë operacion plastik gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me audiencën në “The Drew Barrymore Show”. ...

14:21

Brad Pitt, i frikësuar nga Angelina Jolie

Pas gati gjashtë vitesh, Brad Pitt thuhet se po përballet me mundësinë e hidhur që të mos ketë një marrëdhënie të ngushtë me gjashtë fëmijët e tij me Angelina J...

21:00

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Me sytë katër

PAPARAZZI