Flash

“Arrestoje, por mos e qëllo në kokë” Prindërit e protestuesve denoncojnë dhunën policore

Prindërit e studentëve të ndaluar gjatë protestave në Tiranë denoncojnë dhunën policore dhe arrestimet që i konsiderojnë të padrejta. Mes ankthit për fatin e fëmijëve dhe zhgënjimit nga institucionet, ata rrëfejnë vështirësitë ekonomike, mungesën e perspektivës dhe frikën se të rinjtë që dolën në rrugë për të kërkuar një të ardhme më të mirë në Shqipëri, do të përfundojnë duke u larguar prej saj.

12:47

"Duhet të ishin në protestë" Qori pranë puntorëve që dalin në punë për 1 Maj

Lapsi.al 1 May 2025
"Duhet të ishin në protestë" Qori pranë

Arlind Qori ka denoncuar këtë 1 Maj faktin që në Shqipëri, edhe pse është një ditë pushimi, puntorët janë detyruar të dalin në punë, për shkak të faktit që të drejtat e tyre nëpërkëmben rregullisht. Qori thotë se kjo nuk është rastësi, se në Shqipëri, sipas të gjitha statistikave shqiptarët punojnë më shumë orë në javë se në çdo vend tjetër të Evropës, pasi qeverisen nga një kryeministër që përfaqëson interesat e oligarkisë dhe që i tall puntorët shqiptarë duke i quajtur "dembelë".

"Kudo në botë protestohet. Edhe në Shqipëri, sipas Kodit të Punës, kjo është një ditë zyrtare e pushimit. Në radhë të parë për puntorët, mirëpo në Shqipëri, anembanë Shqipërisë, sot puntorët punojnë, sidomos puntorët e ndërtimit. Punojnë për oligarkët, punojnë pë rata që pastrojnë paratë e krimit të organizuar. Ne jemi një vend i sunduar nga një qeveri kleptokratësh, me në krye Edi Ramën që nuk do t’ia dijë për njerëzit e punës, i përçmon ata, nuk ua mundëson të organizohen në sindikata, madje kryeministri i vendit edhe i tall ata dhe u bën thirrje puntorëve të vendeve të tjera, të vijnë dhe të zëvëndësojnë ata që ai i quan “dembelët shqiptarë”. Ky është skandal, sot puntorët duhet të ishin në protesta, sot puntorët duhet të ngrinin zërin e tyre për faktin se në Shqipëri, sipas të gjitha të dhënave dhe studimeve punohet më shumë orë pune në javë se kudo në Evropë dhe pagat janë nga më të ultat. Lëvizja Bashkë rreshtohet me krenari në krah të puntorëve dhe ne zotohemi që me të hyrë në parlament do të bëjmë naming në mënyrë që të drejtat e puntorëve të respektohen. Sot duhet të ishte një ditë proteste dhe ditë pushimi, por fatkeqësisht puntorët këtu në Malin e Robit, në Tiranë dhe kudo tjetër janë detyruar të dalin në punë, pavarësisht se është në të drejtën e tyre që të protestojnë dhe të pushojnë" ka thënë Arlind Qori, që në videon e këtij 1 Maji shfaqet në Malin e Robit, ndërsa pas krahëve të tij vazhdohet të punohet për ngritjen e pallateve në bregdet.

"Aty ku sundon një keqbërës që krenohet se nuk ka sindikata, punëtorët shfrytëzohen e robtohen më keq se kafshët" është diçitura që shoqëron videon e Qorit në rrjetet sociale.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI