Flash

Dy dhunues femrash esktradohen drejt Turqisë dhe Greqisë

Lapsi.al 1 May 2025
Dy dhunues femrash esktradohen drejt Turqisë dhe Greqisë

Interpol Tirana ka finalizuar me sukses ekstradimin e dy shtetasve të kërkuar ndërkombëtarisht, njëri drejt Turqisë dhe tjetri drejt Greqisë, pas koordinimit të veprimeve me Interpol Ankaranë dhe Interpol Athinën.

Ekstradimi në Turqi – Burak Kara, 39 vjeç, i lindur në Turqi, u ekstradua pasi ishte dënuar nga Gjykata e Mersinit në vitin 2022 me 8 vjet e 4 muaj burg, për marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj një shtetaseje turke në vitin 2011. Ngjarja ndodhi në një banesë në Mersin, ndërsa i dënuari ndodhej në gjendje të dehur. Ai kishte edhe rreth 4 vjet e gjysmë burg të pashlyer.

Ekstradimi në Greqi – Shtetasi I. A., 59 vjeç, i lindur në Bullgari, u ekstradua në Greqi ku akuzohet për ndërmjetësim për birësim të paligjshëm. Ai dyshohet se në bashkëpunim me të tjerë, rekrutonte gra shtatzëna në kushte të vështira ekonomike, të cilat i dërgonte në Greqi për të lindur dhe më pas ndërmjetësonte shitjen e foshnjave për 2000 deri në 4000 euro për rast. Ai u arrestua nga Policia Kufitare në Korçë.

Të këshilluara

Tritol makinës së mjekes në Tiranë

Një sasi lënde plasësë ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në një makinë në pronësi të një mjekes Matilda Kaja në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Pjetër...

15:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI