Flash

Gwyneth Paltrow flet për gjyqin: "Ngjarje traumatike"

Lapsi.al 1 May 2025
Gwyneth Paltrow flet për gjyqin: "Ngjarje traumatike"

Gwyneth Paltrow ka reflektuar mbi gjyqin e saj për aksidentin me ski në vitin 2023.

Aktorja, 52 vjeç, u shpall e pafajshme në mars 2023 pasi Terry Sanderson e paditi duke pretenduar se sjellja e saj e pakujdesshme gjatë skijimit shkaktoi përplasjen në pistat e Deer Valley, Utah, në vitin 2016.

“E gjithë kjo ishte qesharake,” tha ajo në podcast-in “The World’s First Podcast”. “Ideja që dikush të të godasë nga pas dhe pastaj të të padisë? Mendova: ‘Ky është thelbi i problemit me sistemin tonë ligjor’. Prandaj ndjeva se duhej ta luftoja këtë.”

Sanderson, një mjek në pension, e paditi për herë të parë në vitin 2019, duke pretenduar se përplasja i shkaktoi dëmtime të përhershme. Ai kërkonte fillimisht 3.1 milionë dollarë dëmshpërblim, por më vonë e uli shumën në 300,000 dollarë.

Paltrow mohoi kategorikisht akuzat dhe e  Sanderson për 1 dollarë dhe shpenzimet ligjore. Ajo këmbënguli se ishte Sanderson ai që e kishte përplasur.

Pas tetë ditësh gjyq dhe vetëm 2 orë e 32 minuta diskutime, juria vendosi se aktorja nuk ishte përgjegjëse. Pas shpalljes së vendimit, ajo i tha Sanderson-it: “Të uroj gjithë të mirat.”

Gjatë dëshmisë, ajo përshkroi momentin e përplasjes: “Po skijoja kur dy ski hynë mes këmbëve të mia  dhe ndjeva një trup që më shtypte pas. Kishte edhe një zhurmë të çuditshme...”

Ajo sqaroi se kishte lënë të dhënat e saj përmes instruktorit të skive, i cili i kishte thënë të shkonte te fëmijët e saj që po e prisnin.

Gwyneth  deklaroi: “Nuk do të dorëzohesha për një pretendim të rremë. Do të më kishte cenuar integritetin.”

Avokati i saj shtoi: “Gwyneth ka treguar gjithmonë që i qëndron asaj që beson. Ky rast nuk ishte ndryshe.”

Në tetor 2023, ajo tha për New York Times se ndjehej sikur i kishte “mbijetuar” një përvoje traumatike: “E gjithë kjo ishte shumë e çuditshme... Më duhet kohë për ta kuptuar plotësisht çfarë ndodhi.”

 

Të këshilluara

Calvin Harris, baba për herë të parë!

Calvin Harris dhe prezantuesja, Vick Hope, janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Aludimet u nxitën gjatë një interviste në BBC Radio 1 që Hope...

20:30

Katy Perry reagon pas kritikave të fansave

Katy Perry ka reaguar së fundmi ndaj kritikave të ashpra që ka marrë për turneun e saj “The Lifetimes” dhe për fluturimin në hapësirë me  Blue Origin. Ajo ka...

14:43

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI