Flash

Klubet angleze e spanjolle në avantazh në gjysmëfinalet e Europa & Conference League

Lapsi.al 1 May 2025
Klubet angleze e spanjolle në avantazh në gjysmëfinalet e Europa

Ndeshjet e para gjysmëfinale të Europa League flasin qartë anglisht. Manchester United dhe Tottenham i janë afruar ndjeshëm finales së madhe që do të zhvillohet në Bilbao. "Djajtë e Kuq" mposhtën 3-0 Athletic Bilbaon në fushën e tyre falë  dygolëshit të Bruno Fernandes ('37, '45) dhe golit të Casemiros ('30). Ndërkohë, Tottenham fitoi në Londër kundër norvegjezëve të Bodø/Glimt. Ndeshja përfundoi 3-1 me golat e Johnson (1’), Maddison (34’) dhe Solanke (61’).

Conference League

Fiorentina del nga ndeshja e parë gjysmëfinale e Conference League me një humbje. Në Sevije, Betis fitoi 2-1, një rezultat që lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit më 8 maj në stadiumin “Franchi”. Ezzalzouli (në minutën e 6-të) dhe Antony (në të 64-ën) i dhanë fitoren skuadrës spanjolle. Por goli i Ranierit në minutën e 73-të e mban në lojë formacionin e drejtuar nga Palladino. Në gjysmëfinalen tjetër, Chelsea kalon lehtësisht: 4-1 ndaj Djurgarden dhe i afrohet shumë finales.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI