Flash

Rezoluta e PPE/ Berisha: Damkos përfundimisht Edi Ramën si armik i votës së lirë!

Lapsi.al 1 May 2025
Rezoluta e PPE/ Berisha: Damkos përfundimisht Edi Ramën si armik i

Sali Berisha zhvilloi sot një konferencë për gazetarët. Berisha e nisi fjalën e tij duke lexuar rezolutën e propozuar nga PD dhe që u miratua në Kongresin e Partive Popullore Evropiane në Valencia.

Kryedemokrati tha se rezoluta emergjente numër 4 u miratua vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri.

Sipas tij, kjo rezolutë, e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi përfundimisht kryeministrin Edi Rama si armik i votës së lirë dhe se e rreshton atë krahas diktatorëve. Berisha tha se Europa qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës për të votuar si qytetarë të lirë.

PJESË NGA FJALA E BERISHËS:

Mirëdita, dje në Valencia, kongresi i PPE, që grumbullon 82 parti të qendrës së djathtë të kontinentit evropian, të cilat udhëheqin Komisionin dhe Parlamentin Europian, udhëheqin Gjermaninë, Austrinë dhe janë kryeministra në 12 vende të tjera dhe qeveri në disa të tjera, miratoi rezolutën emergjente numër 4, vetëm një javë përpara zgjedhjeve në Shqipëri, kushtuar integritetit të procesit elektoral në Shqipëri.

Kjo rezolutë, e cila u miratua pa asnjë votë kundër në unanimitet të plotë, damkosi në mënyrë përfundimtare Edi Ramën si armik i votës së lirë në kontinentin evropian, e rreshton atë krahas Lukashenkos dhe ndonjë diktatori tjetër.

Rezoluta denoncon haptas Edi Ramën dhe regjimin e tij se:

-Po minon zgjedhjet nga manipulimi dhe keqpërdorimi i pushtetit.

-Po shtyp pluralizmin politik përmes presionit institucional dhe se po shtyp opozitën dhe liderët e saj, anëtarë të parlamentit dhe qeveritarë vendorë të opozitës.

-Dënon kontrollin qeveritar mbi mediat dhe mbylljen nga Edi Rama të TikTokut.

-Denoncon mosrespektimin e shtetit ligjor, kapjen e shtetit ligjor, çka ka sjellë, thekson rezoluta, pandëshkueshmëri.

Në rezolutë dënohen gjithashtu me forcë të madhe dhe haptas keqpërdorimi i vazhdueshëm i pushtetit shtetëror.

Shteti elektoral, dmth përdorimi i burimeve shtetërore për zgjedhje.

Blerja me lekë e votës.

Blerja e votës me kanabis.

Blerja e votës me punësime.

Blerja e votës me prokurime.

Blerja e të drejtës së votës, dhunimi i votës dhe fshehtësisë së saj.

Europa e tërë qëndron pas shqiptarëve dhe të drejtës për të votuar si qytetarë të lirë. Denoncohet censurimi i opozitës. Jo vetëm kaq, por edhe censurimi i Europës nga Edi Rama. Këtë rezolutë, shqiptarëve nuk ua lexuan mediat kryesore të kontrolluar nga Edi Rama. Denoncon kërcënimin dhe ndjekjen penale të kandidatëve të opozitës. Mosndëshkimin, ju lutem, mosndëshkimin e krimit zgjedhor. Pra, Europa e qendrës së djathtë, denoncon haptas mosndëshkimin e krimit zgjedhor në Shqipëri. Dhunimin e kodit zgjedhor.

Por denoncon zëvendësimin e paligjshëm të Erion Veliajt për të përdorur burimet e bashkisë me qëllime elektorale. Moszbatimin e vazhdueshëm nga Edi Rama të rekomandimeve të OSBE/ODIHR. Përdorimin e administratës në fushatë zgjedhore. Përdorimin e lidhjeve politike me krimin për të rrëmbyer votat e qytetarëve. Emërimet politike në organet e zbatimit të ligjit dhe në drejtësi, që janë të zakonshme në Shqipëri.

Të këshilluara

Tritol makinës së mjekes në Tiranë

Një sasi lënde plasësë ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të enjteje në një makinë në pronësi të një mjekes Matilda Kaja në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën Pjetër...

15:31

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI