Flash

Shqipëri-Kosovë/ Qytetarët nga sot do të mund të lëvizin pa kontrolle kufitare

Lapsi.al 1 May 2025
Shqipëri-Kosovë/ Qytetarët nga sot do të mund të

Marrëveshja për lëvizjen e lirë mes pikave kufitare të Vërmicës dhe Morinës është rikthyer nga sot në funksion, pasi funksioni i saj ishte pezulluar nga 1 marsi. Marrëveshja mes qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, parashikon lehtësimin e procedurave kufitare për automjetet me targa të të dy shteteve.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje, për automjetet nga Shqipëria dhe ato nga Kosova nuk do të kryhen kontrolle kufitare, duke mundësuar lëvizje të shpejtë dhe të pakufizuar. Marrëveshja e lëvizjes së lirë të nënshkruar në pranverën e vitit të kaluar shmangu trafikun dhe lehtësoi lëvizjen kufitare gjatë sezonit të kaluar veror.

Edhe këtë sezon, lehtësimi i procedurave do të zbatohet gjatë 9 muajve të vitit, nga 1 maji deri më 30 shtator, dhe nga 1 nëntori deri më 28 shkurt të vitit pasaardhës. Udhëtarët që kalojnë kufirin përmes pikave të përbashkëta Shqipëri-Kosovë kanë afat deri sot që të paraqesin dokumentet e identifikimit për shkak të nevojës për përpunimin dhe regjistrimin e saktë të të dhënave të automjeteve.

Në ditët e fundit, ka pasur rritje të ndjeshme të qarkullimit në të dyja anët e kufirit. Për të përballuar fluksin e shtuar të udhëtarëve, autoritetet kufitare në të dyja vendet kanë angazhuar të gjitha sportelet në dispozicion, me qëllim shmangien e pritjeve të gjata dhe për të garantuar një kalim sa më të shpejtë dhe efikas në doganë.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI