Flash

Flakët pushtojnë Izraelin/ Netanyahu shpall emergjencë kombëtare

Lapsi.al 2 May 2025
Flakët pushtojnë Izraelin/ Netanyahu shpall emergjencë

Shërbimi zjarrfikës i Izraelit ka deklaruar se më shumë se 150 ekipe po vazhdojnë të luftojnë me flakët në Jerusalem. Gjithashtu kryeministri Benjamin Netanyahu shpalli një emergjencë kombëtare pasi zjarre shpërthyen të mërkurën jashtë Jerusalemit. Ai tha se erërat e forta dhe thatësira kishin krijuar një kombinim vdekjeprurës.

Disa qytete janë evakuuar dhe Izraeli ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare, përfshirë aeroplanë zjarrfikës, për të ndihmuar në shuarjen e flakëve të mbetura. Më tej Netanyahu, njoftoi se 18 persona ishin arrestuar me dyshimin për zjarrvënie, ndërsa vendi luftonte me zjarret ndoshta më të këqija të të gjitha kohërave.

“Ky është ndoshta zjarri më i madh ndonjëherë në vend”, u tha gazetarëve të mërkurën pasdite komandanti i departamentit të zjarrfikësve të rrethit të Jerusalemit, Shmulik Friedman.

Ndërsa shkaku i saktë i zjarreve pranë Latrun ishte ende i paqartë, Netanyahu tha se flakët nuk ishin një gjë e thjeshtë.

“Ka dëm për natyrën dhe gjithashtu dëm për njerëzit, dhe aktualisht po mbajmë 18 persona të dyshuar për zjarrvënie të qëllimshme, njëri prej të cilëve u kap në flagrancë”, tha ai.

Zjarret pranë Jerusalemit kanë detyruar evakuime dhe mbyllje rrugësh dhe e kanë shtyrë Netanyahu të shpallë një emergjencë kombëtare dhe të kërkojë ndihmë ndërkombëtare. Zjarret filluan të mërkurën, u përhapën me shpejtësi për shkak të erërave të forta dhe dogjën zona të gjera pyjore.

Zjarret shpërthyen përgjatë Rrugës 1 për në Tel Aviv, duke shkaktuar panik ndërsa njerëzit ikën në këmbë. Më shumë se një 12 personash u shtruan në spital, midis tyre dy gra shtatzëna dhe dy foshnje. Megjithatë, autoritetet thanë se ishte shumë herët për të përcaktuar përfundimisht nëse zjarret ishin shkaktuar qëllimisht.

Ministri izraelit i sigurisë kombëtare, Itamar Ben-Gvir, kërkoi helikopterë ushtarakë për të ndihmuar në evakuimin e njerëzve nga zonat e prekura. Ai la të kuptohej se zjarrvënia mund të fshihej pas zjarreve dhe u kërkoi shërbimeve të sigurisë të klasifikonin çdo zjarrvënës si terrorist vendas.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar të ditës së sotme, euro do të blihet me 98.2 lekë dhe do të shitet me 99 lekë, ndërsa një dollar do të blihet me 86.4 lekë...

08:12

Të rinjtë e Kosovës përballë papunësisë

Në vend që të punojë si gjyqtar futbolli, punon si ndihmëskuzhinier. Shkëlqim Vllasaliu, 23 vjeç nga Prishtina, është një nga shumë të rinj në Kosovë që kanë vë...

14:43

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI