Flash

Lamtumirë Manolo el del Bombo: shuhet tifozi më ikonik i Spanjës

Lapsi.al 2 May 2025
Lamtumirë Manolo el del Bombo: shuhet tifozi më ikonik i Spanjës
Spanja i jep lamtumirën tifozi historik të Kombëtares, Manolo el del Bombo. Ai ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare pas disa ditësh të shtruar në spital për probleme me frymëmarrjen në Spitalin Universitar “La Plana” të Vila-Realit. Manolo ishte i njohur në mbarë botën për praninë e tij të pandërprerë në çdo ndeshje të “La Roja”-s. Në çdo takim, ai filmohej nga kamerat me daullen e tij. Spanjollët vajtojnë ndarjen nga jeta të Manuel Caceres Artesero, i njohur si Manolo El del Bombo, i cili u shua pas një sëmundjeje të gjatë. Në ditët në vijim do të varroset në Valencia, qyteti ku ndoqi për herë të fundit Kombëtaren spanjolle në “Mestalla”, në çerekfinalen dramatike të Nations League kundër Holandës në muajin mars të kaluar. Për kronikë, ndeshja përfundoi 2-2 në 90 minuta, 3-3 pas kohës shtesë. Në penallti, Spanja fitoi 5-4 dhe siguroi kualifikimin për final four-in e qershorit. Lexo më tej: Tifozi simbol i Spanjës dhe tamburi i tij i pandarë nga 1979: "Jam i detyruar ta shes" Gjatë jetës së tij Manolo ka ndjekur “Furitë e Kuqe” në 10 edicione të Kupës së Botës dhe 8 të Kampionatit Europian. Kompeticioni i parë i madh në të cilin u shfaq në tribuna ishte Europiani në Itali më 1980, por u bë i njohur për publikun e gjerë që nga Botërori ’82 i fituar nga Italia.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI