Flash

Manchester United përfshihet nga polemikat në Bilbao: shpërthen kaosi për arbitrimin

Lapsi.al 2 May 2025
Manchester United përfshihet nga polemikat në Bilbao: shpërthen

Vetëm Europa League mund ta shpëtojë sezonin katastrofik të Manchester United, që tani e sheh qartë finalen: fitorja 3-0 ndaj Athletic Bilbao në gjysmëfinalen e parë është një rezultat shumë i rëndë që i katapulton anglezët në hapin e fundit përpara trofeut, edhe pse fitorja më e rëndësishme e gjithë sezonit u njollos nga një polemikë e madhe arbitrare. Baskët janë të tërbuar për menaxhimin e kartonëve nga Espen Ekaas dhe për drejtimin e VAR nga Aleandro Di Paolo, të akuzuar se kanë ndryshuar rrjedhën e ndeshjes me kartonin e kuq të treguar në fytyrë Vivian, në minutën e 35’.

Skuadra vendase mbeti me dhjetë lojtarë dhe United iu dha një penallti që çoi rezultatin në 2-0, duke i dhënë kështu drejtim përfundimtar ndeshjes. Të gjithë, nga lojtarët në fushë deri te publiku në tribuna, protestuan për vendimin e gjyqtarit duke pohuar se aksioni ishte ndikuar nga një prekje me dorë në zonë e Garnacho që duhej të kishte ndalur gjithçka: shkelja e argjentinasit nuk u mor parasysh kurrë dhe të gjithë në kampin e Athletic pretendojnë se kanë pësuar një vjedhje të mirëfilltë që ndikoi gjysmëfinalen, edhe sepse në pjesën e dytë pati një tjetër episod të madh të kontestuar.

Polemikat për gjykimin në ndeshjen Athletic-United

Gjithçka nisi kur Manchester United ishte tashmë në avantazh 1-0, gati për të goditur për herë të dytë. Në minutën e 35’ Garnacho hyn në zonën e penalltisë, rrëshqet dhe prek topin me dorë, më pas në aksionin menjëherë pasues Vivian prek Hojlund në zonë duke e rrëzuar. Pas shqyrtimit në VAR, Ekas akordon një penallti për anglezët dhe një karton të kuq për mbrojtësin, gjë që ndez polemikën: prekje me dorë e argjentinasit është e dukshme në përsëritje, por nuk u shqyrtua dhe nuk iu tregua arbitrit që mund të kishte marrë një vendim ndryshe duke ruajtur barazinë numerike. Në vend të kësaj, United mori një penallti që e çoi ndeshjen në 2-0, edhe pse nuk munguan raste të tjera për VAR që krijuan kaos në stadium.

Lexo më tej: Bruno Fernandes i irrituar nga pyetja e gazetarit spanjoll: “I njeh rregullat ti?”

Në pjesën e dytë, tifozët protestuan për mungesën e një kartoni të kuq ndaj Maguire: mbrojtësi anglez bëri një faull si lojtar i fundit ndaj Sannadi, me të vetmin qëllim për ta ndalur duke mos u interesuar fare për topin. Në këtë rast VAR nuk ndërhyri dhe në pankinën e Athletic shpërtheu polemika për trajtimin e pabarabartë, që vazhdoi edhe pas përfundimit të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

5°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI