Flash

Mbërrin në Shëngjin anija italiane, 15 emigrantë dërgohen në kampin e Gjadrit

Lapsi.al 2 May 2025
Mbërrin në Shëngjin anija italiane, 15 emigrantë

Anija italiane "Guardia Costiera" ka mbërritur pasditen e sotme në portin e Shëngjinit. 15 emigrantë të dëbuar nga Italia do të vendosen në kampin e Gjadrit. Ky është grupi i emigrantëve që vendosen në Gjadër, si pjesë e një marrëveshjeje të riatdhesimit mes autoriteteve shqiptare dhe italiane. Emigrantët u morën në dorëzim nga strukturat e sigurisë dhe do të transportohen drejt kampit të Gjadrit, ku do të qëndrojnë nën masa të rrepta sigurie.

Rreth tre javë më parë në kampin e Gjadrit, i cili tashmë shërben si qendër riatdhesimi, u vendosën 40 emigrantë, të cilëve iu ishte refuzuar kërkesa për azil në Itali. 16 prej tyre, u raportua fillimisht disa ditë më parë se mungonin në qendër, ndërsa më vonë u njoftua se janë riatdhesuar drejt vendeve të tyre të origjinës.

Deputetja e Partisë Demokratike italiane, Rachele Scarpa, e cila ishte një nga ato që denoncoi "zhdukjen" e 16 emigrantëve nga Gjadri, foli më 29 prill lidhur me gjendjen e emigrantëve në këtë qendër. Deputetja italiane rrëfeu se për një periudhë rreth dy javore janë regjistruar 35 tentativa për vetëvrasje dhe vetëplagosje.

Ajo e ka konsideruar kampin si të papërshtatshëm dhe potencialisht të rrezikshëm për jetën e personave që ndodhen aty. Scarpa është shprehur se 16 nga emigrantët janë kthyer në Itali, pasi sipas saj janë konsideruar në rrezik për jetën dhe të papërshtatshëm për të qëndruar aty.

Scarpa theksoi se gjatë vizitës së saj të fundit në kamp, në regjistrin e ngjarjeve të rënda janë dokumentuar episode që kanë kërkuar ndërhyrje të menjëhershme mjekësore, duke dëshmuar për një klimë shqetësuese brenda kampit.

Një tjetër problem i theksuar nga deputetja ishte mënyra e projektimit të qendrës, e cila, sipas saj, nuk është bërë me standarde sigurie. Ajo u shpreh se dispozitivët kundër zjarrit janë vendosur në vende të arritshme nga personat e strehuar, të cilët i kanë përdorur për të tentuar vetëvarje. Ky fakt, sipas Scarpa, dëshmon për neglizhencë dhe nxitim të qeverisë Meloni në vënien në punë të kampit pa përfunduar kolaudimin dhe sigurinë e nevojshme.

Të këshilluara

Ekstradohet nga Dubai, Florenc Çapja

Ekstradohet këtë të premte nga Dubai, Florenc Çapja, një nga pjestarët e grupit kriminal në Elbasan, që akuzohet për porositjen e vrasjeve me pagesë dhe një sër...

12:42

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI