Flash

Reporterët pa Kufij: Shqipëria ndër vendet më keq të renditura në Ballkan për mediat

Lapsi.al 2 May 2025
Reporterët pa Kufij: Shqipëria ndër vendet më keq të

Shqipëria është renditur në vendin e 80-të në Indeksin Botëror të Lirisë së Shtypit 2025 të publikuar nga organizata “Reporterët pa Kufij” (RSF), duke shënuar një përmirësim prej 19 vendesh krahasuar me një vit më parë, kur ishte në vendin e 99-të nga 180 shtete.

Organizata ka shpjeguar disa nga arsyet pse Shqipëria fitoi 19 vende, ndërkohë që politikisht situata e medias është në vendin e 110-të.

Pavarësisht rritjes në Indeks (+19 vende, në vendin e 80-të nga 180 gjithsej), Shqipëria mbetet ndër vendet më keq të renditura në zonën BE-Ballkan (vendi i 35-të nga 40).

• Kjo rritje mund të shpjegohet pjesërisht nga përkeqësimi i lirisë së medias në shtete të tjera, përfshirë Bosnjën (vendi i 86-të, -5 vende) dhe Kosovën (vendi i 99-të, -24 vende), ku kjo e fundit ka shënuar nivelin më të ulët historik në Indeks.

• Ngjitja e Shqipërisë në Indeks shoqërohet gjithashtu me rritjen e pikëve të përgjithshme, të cilat përcaktohen nga pesë tregues të lirisë së shtypit (sipas metodologjisë), edhe pse ky total mbetet relativisht i ulët (shih bashkëngjitjen).

• Është pikërisht treguesi i sigurisë ai që ka ndikuar më shumë në këtë rritje të rezultatit të përgjithshëm. Efekti i vrasjes së rojës së sigurisë së Top Channel, Pal Kola, në vitin 2023, duket se po zbehet në vlerësimin e lirisë së shtypit, megjithëse ky krim dhe krime të tjera ndaj profesionistëve të medias shqiptare nuk janë ndëshkuar ende.

• Lajmi i mirë në aspektin e sigurisë së gazetarëve është ambicia e shpallur e Prokurorit të Përgjithshëm për të prioritarizuar hetimet mbi sulmet ndaj gazetarëve, si dhe qëndrimi kritik i Avokatit të Popullit mbi kontrollin ndaj gazetarit Elton Qyno dhe sekuestrimin e pajisjeve të tij nga SPAK.

• Vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese – që e cilësoi si të papërpjesëtuar veprimin e SPAK – forcon mbrojtjen ligjore të lirisë së shprehjes dhe konfidencialitetit të burimeve gazetareske në Shqipëri.

• Edhe treguesi socio-kulturor është përmirësuar, duke reflektuar aftësinë në rritje të gazetarëve shqiptarë për t’u organizuar në mbrojtje të të drejtave të tyre, si dhe nisma të reja në këtë drejtim.

• Nga ana tjetër, treguesit politik dhe ekonomik kanë rënë. Nëse Shqipëria do të renditej vetëm sipas treguesit politik, do të ishte në vendin e 110-të, ndërsa sipas atij ekonomik në vendin e 142-të.

• Prandaj, rritja e përgjithshme e Shqipërisë në Indeks nuk mund të interpretohet si përmirësim i kontekstit politik apo ekonomik për ushtrimin e gazetarisë në vend. Liria dhe pavarësia e medias minohen nga sulme dhe presione të rregullta politike ndaj mediave private dhe publike. Efektet e mundshme të ndalimit total të TikTok në Shqipëri janë shqetësuese.

• Liria e shtypit kërcënohet gjithashtu nga konfliktet e interesit të pronarëve të mediave dhe afërsia e rrezikshme e disa politikanëve me disa gazetarë, siç është ilustruar nga zbulimet për marrëdhëniet e kryetarit të bashkisë së Tiranës me gazetarë. Peizazhi mediatik në Shqipëri në fakt karakterizohet nga konflikte interesi, siç evidentohet edhe në analizën rajonale (bashkëngjitur) për lirinë e shtypit në Europë dhe Azinë Qendrore.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI