Flash

Vjedhja e zyrës së PD në Cërrik/ Pranga autorit dhe personit që bleu pajisjet

Lapsi.al 2 May 2025
Vjedhja e zyrës së PD në Cërrik/ Pranga autorit dhe personit

Policia ka dalë pasditen e kësaj të premteje më një njoftim zyrtar pas denoncimit të Degës së Partisë Demokratike në Cërrik për një vjedhje në ambientet e zyrës së saj. Përfaqësuesit e PD-së raportuan se nga zyra janë vjedhur disa pajisje elektronike, përfshirë kompjuterë dhe një televizor.

Në lidhje me ngjarjen polica bën me dije se ka identifikuar dhe arrestuar autorin e dyshuar. Ai është 36-vjeçari identifikuar si Arben Metani, banues në Cërrik. Gjithashtu është arrestuar edhe 46-vjeçari Klevis Zane. Ky i fundit ka blerë nga 36-vjeçari sendet e vjedhura në zyrën elektorale.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të vjedhjes së ndodhur, në Cërrik, në subjektin e marrë e me qira për qëllime elektorale, bënë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të rastit shtetasin: A. M., 36 vjeç, banues në Cërrik.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale "Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale". Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasi A. M., gjatë mesnatës, ka vjedhur në ambientin e marrë me qira (lokal) me qëllime elektorale, 1 kompjuter dhe 1 televizor dhe i ka shitur kompjuterin e vjedhur shtetasit K. Z. Sekuestrohen sendet e vjedhura, dhe iu lan në ruajtje subjektit politik. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme," - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI