Flash

Berisha: Do të zgjerojmë biznesin për të rritur punësimet, tarifa e ujit përgjysmohet

Lapsi.al 3 May 2025
Berisha: Do të zgjerojmë biznesin për të rritur

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka folur ditën e sotme në takimin e zhvilluar në Fier në kuadër të fushatës elektorale për 11 majin. Berisha shpjegoi programin e PD-së për ekonominë, duke thënë se qëllimi prioritar është të ndihmojë në zgjerimin e biznesit.

"Miqtë e mi, 8 ditë kanë mbetur, ndaj dhe ne, duhet të trokasim te çdo qytetar, te çdo biznesmen i Fierit. T'i garantojmë atij se, pavarësisht nga bindjet e tij, ne kemi vetëm një qëllim: suksesin e biznesit të tij. Kemi një qëllim: zgjerimin e biznesit të tij dhe punësimin e të tjerëve në biznes.

Në këtë kontekst, bizneset e vogla, në 100 ditët e para, do të paguajnë energjinë vetëm 6 lekë për kilovat. Hapësira publike do të jetë 5 herë më e lirë. Tarifa e ujit do të përgjysmohet. Bashkitë nuk do të mund të vendosin kurrë, taksa dhe tarifa më shumë se 1% të xhiros. Do të ketë kredi të buta për start-up-e dhe biznese të vogla. Bizneset e mëdha do të kenë një aleat të vërtetë te qeveria e ardhshme. Tatim-fitimi më i ulët në Europë. TVSH-ja, 15%", tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI