Flash

Gërvalla: Hezitimi për votim të fshehtë i pakuptueshëm

Lapsi.al 3 May 2025
Gërvalla: Hezitimi për votim të fshehtë i pakuptueshëm

Deputetja Donika Gërvalla pas ndërprerje së seancës konstituive tha se opozita nuk duhet t’ua mohojë të drejtën e votës deputetëve të saj. Gërvalla në një deklaratë para mediave tha se hezitimi për të votuar me votë të fshehtë është i pakuptueshëm dhe tregon mungesë besimi nga udhëheqësit opozitarë ndaj përfaqësuesve të vet.

“Kjo sjellje lë të kuptohet se bllokimi i proceseve nuk është parimor, por i shtyrë nga motive që as vetë opozita nuk i artikulon qartë. Nuk dihet se çfarë skenarësh imagjinon opozita si zgjidhje, por përpjekja për ta shfrytëzuar votën e fshehtë si rrugëdalje është një përpjekje për të dale nga kjo situatë. Është e papranueshme që partitë opozitare të pengojnë në mënyrë të vazhdueshme konstituimin e institucioneve”, tha ajo.

Sipas saj, Kushtetuta, Gjykata Kushtetuese dhe Rregullorja e Kuvendit e përcaktojnë qartë se propozimi për Kryetar Kuvendi vjen nga partia fituese, dhe kjo nuk është çështje për debat.

“Të gjitha këto manovra duken si përpjekje për të fituar kohë në funksion të një marrëveshjeje të paqartë, të cilën opozita duhet ta sqarojë: A është kjo përpjekje për të formuar një qeveri me Listën Serbe? Apo ende nuk ka marrëveshje mes tyre? Apo synojnë zgjedhje të reja?

Paralajmërimi i vazhdueshëm i kryetarit të PDK-së për zgjedhje nuk është i drejtuar ndaj LVV-së, Guxo-s apo Alternativës, por ndaj LDK-së, e cila nuk duket e interesuar për zgjedhje. Ne nuk i synojmë zgjedhjet, por as nuk i shmangemi nëse mbeten zgjidhja e vetme. Megjithatë, nuk duam që qytetari i Kosovës të kthehet sërish në votim, pasi ai e ka shprehur qartë vullnetin më 9 shkurt. Prandaj, presim që në seancën e së hënës të fitojë arsyeja dhe të ndërpritet bllokada”, tha Gërvalla.

Të këshilluara

Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takim...

12:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI