Flash

Konklava për Papën/ Kardinalët nisin debatet për pasardhësin e kreut të Kishës

Lapsi.al 3 May 2025
Konklava për Papën/ Kardinalët nisin debatet për

Në Vatikan kanë hyrë në fazën përfundimtare përgatitjet për konklavën që do të zhvillohet të mërkurën, ku do të zgjidhet Papa i 267-të i Kishës Katolike. Punëtorët kanë vendosur tashmë oxhakun ceremonial mbi çatinë e Kapelës Sistine simbol kyç që do të sinjalizojë zgjedhjen e Papës përmes tymit të bardhë.

“Konklava do të jetë e shkurtër. Mendoj se ekziston një konsensus i gjerë… vizioni është i qartë mbi atë që i duhet Kishës dhe botës nga Papa i ri”, u shpreh kardinali Gregorio Rosa Chavez nga Salvadori për televizionin amerikan ABC News.

Edhe pse Chavez, 82 vjeç, nuk ka të drejtë vote në konklavë, ai ka marrë pjesë në kongregacionet e përgjithshme të kësaj jave, ku janë bërë të dallueshëm disa nga favoritët për fronin papnor. Pjesa më e madhe e kardinalëve nga mbarë bota tashmë ndodhen në Vatikan. Gjatë këtyre takimeve, ata njihen më mirë me njëri-tjetrin, mbajnë fjalime dhe diskutojnë mbi profilin e Papës që duan të shohin në krye të Kishës.

Aktualisht, kardinalët ende nuk janë futur në izolimin e detyrueshëm të konklavës, ndaj mund të shihen shpesh në Sheshin e Shën Pjetrit pas mbledhjeve. Në këtë konklavë do të marrin pjesë 133 kardinalë me të drejtë vote numri më i lartë në histori prej të cilëve 108 janë emëruar nga Papa Françesku. Siç raportohet dhjetë vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Procesi i votimit do të nisë pas betimit solemn të fshehtësisë dhe do të zhvillohet katër herë në ditë dy herë në mëngjes dhe dy herë në mbrëmje derisa të arrihet shumica e cilësuar prej dy të tretash për zgjedhjen e Papës së ri. Pas çdo raundi votimi, fletët do të digjen në oxhakun e Kapelës Sistine. Tymi i zi njofton se nuk është arritur marrëveshja, ndërsa tymi i bardhë sinjalizon se Kisha Katolike ka një udhëheqës të ri.

Të këshilluara

Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takim...

12:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI