Flash

Ngërçi politik, sot tentativa e dhjetë për konstituimin e Kuvendit në Kosovë

Lapsi.al 3 May 2025
Ngërçi politik, sot tentativa e dhjetë për konstituimin e

Deputetët e Kosovës do të mblidhen sërish sot në ora 10:00 në tentativën e dhjetë për konstituimin e Kuvendit. Pas betimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës, procesi ka ngelur në zgjedhjen e kryeparlamentarit, ku sot për herë të shtatë tentohet që kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu të zgjidhet në krye të Kuvendit.

LVV e ka prezantuar deri tani Albulena Haxhiun si të vetmen kandidate për kryeparlamentare e por ajo ka përkrahjen edhe të partive tjera, PDK-së, LDK-së e AAK-së. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje dhe ministri në dorëheqje, Hekuran Murati, ka apeluar që të shtunën të votohet zgjedhja e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se çfarëdo zvarritje e mëtejshme e partive tjera duke votuar kundër konstituimit të Kuvendit, tashmë është e tepruar dhe e panevojshme.

Murati, përmes një postimi në Facebok, ka thënë se për dallim prej qeverisë, ku vetëm koalicioni qeverisës i merr të gjitha pozitat në ekzekutiv, në Kuvend pushteti ndahet tek të gjitha partitë.

“Pra, nuk i merr të gjitha pozitat e kryesisë koalicioni qeverisës që bën 61 vota, por pozitat e kryesisë ndahen tek të gjitha partitë. Në njëfarë forme, hartuesit e Kushtetutës kanë dashur të balancojnë pushtetin legjislativ duke imponuar, nëse mund të quhet kështu, një Koalicion Konstituiv para se të kalohet tek Koalicioni Qeverisës”, shkoi ai.

Murati shton se Kryetari dhe një nënkryetar i takojnë partisë më të madhe, një nënkryetar i takon partisë së dytë, një nënkryetar i takon partisë së tretë, dhe dy nënkryetarë u takojnë partive që përfaqësojnë komunitetet jo-shumicë. Ai tha se nuk ka kuptim që edhe më tej të stërzgjatet diçka që është e përcaktuar në Kushtetutë.

Sipas tij, marrë parasysh situatën në të cilën gjenden, mënyra e votimit të fshehtë, e sugjeruar edhe nga Gjykata Kushtetuese ofron mundësinë ideale për të dalë nga ngërçi dhe deputetët e zgjedhur të mund të çojnë në vend pushtetin e deleguar nga qytetarët, duke konstituuar Kuvendin e duke zgjedhur qeverinë e re.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI