Flash

Shehaj: Ose Rama do të shkojë në burg, ose drejtësia do të dështojë

Lapsi.al 3 May 2025
Shehaj: Ose Rama do të shkojë në burg, ose drejtësia do

Nga Astiri, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, akuzoi kryeministrin Edi Rama se po përdor listat e Partisë Socialiste për të mbrojtur jo vetëm bashkëpunëtorët e tij të afërt të përfshirë në afera korruptive, por edhe veten nga drejtësia.

Sipas Shehajt, Edi Rama do të përfundojë në burg.

Shehaj përmendi rastin e arrestimit të Erion Veliajt si shembull të një realiteti që shumë nuk e kanë besuar se mund të ndodhë.

“Mos t’ju duket e pamundur që edhe Edi Rama, që është koka e korrupsionit, të përfundojë në burg. Ka për të ndodhur.”

Sipas Shehajt, më 11 maj shqiptarët kanë mundësinë të ndërpresin një sistem të kalbur, ku të akuzuarit për korrupsion promovohen dhe mbrohen nga politika.

“Shumica dërrmuese e shqiptarëve janë njerëz të ndershëm që thjesht duan të punojnë dhe të rrisin fëmijët e tyre, por për dekada janë qeverisur nga politikanë të korruptuar, të cilët ua kanë bërë të pamundur jetesën.”

“Çfarë kanë bërë? Thjesht iu kanë marrë shpirtin, nuk i lënë të punojnë. Dhe çfarë bëjnë sot, që ka ndodhur një ndryshim i madh? Unë kam marrë fletën e votimit… Degjojmë shpesh që Edi Rama flet për drejtësinë, por e ka me faza…”, u shpreh Shehaj, duke iu referuar reagimeve të ndryshme të Ramës në varësi të interesave personale, përfshirë momentin kur Erion Veliaj u arrestua dhe Partia Socialiste reagoi me presion mbi drejtësinë.

Lexo më tej: PERPLASJA/ Shehaj i përgjigjet ironisë së Ramës për vizitën në Mar-a-Lago 

Shehaj theksoi se tre kandidatë aktualë në listat e PS-së në Tiranë janë nën hetim nga SPAK: Olta Xhaçka, Plarent Ndreca dhe Klotilda Bushka.

“E dini pse akuzohet Klotilda nga SPAK? Për pengim të drejtësisë. Imagjinoni, Rama e kandidon për të mbështetur drejtësinë, ndërkohë që ajo vetë është nën hetim për ta penguar atë. E kuptoni çfarë talljeje?”, tha ai.

Më tej, Shehaj shtoi:

“Edi Ramës nuk i intereson fati i këtyre njerëzve. Ai i fut në lista sepse ka nevojë të mbrojë vetveten. Nëse drejtësia vazhdon të funksionojë, Edi Rama do përfundojë në burg. Ose drejtësia do të dështojë, ose Edi Rama do të shkojë në burg. Të dyja bashkë nuk mund të qëndrojnë” - u shpreh Shehaj.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI