Flash

Trump po planifikon shkurtime të mëdha në CIA dhe agjenci të tjera të inteligjencës

Lapsi.al 3 May 2025
Trump po planifikon shkurtime të mëdha në CIA dhe agjenci të

Administrata e Presidentit Donald Trump po planifikon shkurtime të konsiderueshme për CIA-n dhe agjencitë e tjera të inteligjencës, sipas një raporti në Washington Post. CIA planifikon të shkurtojë 1,200 vende pune, ndërsa mijëra të tjera do të humbasin nga agjencitë e tjera të komunitetit të inteligjencës amerikane.

Që kur mori detyrën në janar, Trump dhe aleati i tij, Elon Musk, kanë nisur një program për uljen e kostove në qeverinë federale dhe janë përpjekur të shpërbëjnë agjenci të ndryshme, duke rezultuar në shkarkimin ose dorëheqjen e më shumë se 200,000 punonjësve federalë deri më sot.

Një zëdhënës i agjencisë së spiunazhit nuk e konfirmoi këtë shifër, por tha se drejtori i saj, John Ratcliffe, po vepron menjëherë për të siguruar që personeli i CIA-s të përmbushë prioritetet e sigurisë kombëtare të përcaktuara nga administrata.

Ndryshimet që po promovohen, sipas të njëjtit burim, do ta vendosin CIA-n në një pozicion më të mirë për të garantuar suksesin e misioneve të saj në vitet e ardhshme. Kjo agjenci në fillim të këtij viti u bë e para në "komunitetin e inteligjences" të cilës stafit të saj iu ofrua pushim vullnetar, si pjesë e dëshirës së Presidentit Trump për të eliminuar mijëra vende pune në sektorin publik dhe për të zvogëluar madhësinë e qeverisë federale.

As numri i punonjësve të CIA-s dhe as buxheti i saj i përgjithshëm nuk dihen publikisht. Megjithatë, sipas informacionit të zbuluar në vitin 2013 nga informatori Edward Snowden, shërbimi punësonte rreth 21,000 njerëz në atë kohë. Sipas Washington Post, shkurtime do të bëhen edhe në NSA, një tjetër agjenci inteligjence e specializuar në përgjime dhe spiunazh elektronik.

Shtëpia e Bardhë prezantoi dje planin e parë buxhetor të mandatit të dytë të Donald Trump, i cili përfshin shkurtime në programe që konsiderohen në kundërshtim me idetë ultrakonservatore, por i lë shpenzimet ushtarake dhe shpenzimet e sigurisë kombëtare të padëmtuara.

Të këshilluara

Berisha komenton takimin e Ramës në Dibër

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë takimit me qytetarët e Peqinit komentoi edhe takimin e PS-së në Dibër, ku reperi i njohur Noizy mbërriti në takim...

12:17

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI